Agjencia digjitale: Rreziqet e mosformimit dhe nevoja për mbrojtje kibernetike në RMV

Pavarësisht premtimeve dhe paralajmërimeve, Kuvendi dështoi të miratojë Ligjin për Sigurinë Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe Transformimit Digjital, i cili parashikonte formimin e Agjencisë Digjitale. Agjencia, parashikohej të ishte institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Iskra Bellçeva, nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime vlerëson se vullneti i përbërjes së ardhshme qeveritare do të jetë kyç për të formuar Agjencinë.
“Me mosvotimin e ligjit mendoj që nuk do të mund zbatohen të gjitha proceset të cilat sipas të gjitha gjasave kanë qenë të lidhura me formimin e Agjencisë. Fillimisht, ky plan për transformim digjital të shoqërisë, në të cilin thuhet se duhet të miratohet në afat prej nëntë muajsh pas formimit të institucionit. Por, ai nga ana tjetër mund të jetë i koordinuar dhe i përgatitur edhe nga institucionet tjera qeveritare nëse ka vullnet, në përbërjen e re qeveritare”, tha Iskra Bellçeva, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.
Bellçeva vlerëson se megjithatë partitë në programet e tyre promovojnë ide të ndryshme për procesin e digjitalizimit dhe shpreson që do të kenë interes që ta rrumbullakojnë formimin e Agjencisë.
“Duke i analizuar programet për zgjedhjet parlamentare të partive të ndryshme politike shihet se të gjithë planifikojnë ndonjë agjenci digjitale, agjenci për siguri kibernetike ose madje edhe fonde digjitale te një prej koalicioneve vërejtëm, plan katërvjeçar për digjitalizim të vendit të mbështetur nga agjencia. Kështu që mendoj se ky do të jetë një prioritet të cilin do ta takojmë në cilëndo qeveri të ardhshme dhe se sërish do të ketë ndonjë përpjekje për formimin e ndonjë agjencie të këtillë. Të gjithë e kuptuan rëndësinë”, shtoi Iskra Bellçeva, Qendra për Menaxhim me Ndryshime.
Agjencia parashikonte të mbulojë katër shtylla. Sigurinë kibernetike me qëllim që t’i mbrojë institucionet, avancimin e infrastrukturës digjitale sipas standardeve evropiane, trajnimin e qytetarëve dhe të punësuarve për përdorimin e shërbimeve elektronike dhe kujdesin për zgjidhjet softuerike në institucionet shtetërore. Sipas projeksioneve Agjencia do t’i kushtonte shtetit rreth 21 milionë euro. Me miratimin e ligjit, do të rriteshin edhe pagat e sektorit IT, me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre nga sektori shtetëror në atë privat./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

A kanë fëmijët ankth dhe depresion? Flet psikologia Deliu

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania