LAJMI I FUNDIT:

Agim Nuhiu dëshmon në prokurori për ngjarjet e 27 prillit (Video)

Agim Nuhiu dëshmon në prokurori për ngjarjet e 27 prillit (Video)

Ish-ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, aktualisht zëvendësministër në këtë dikaster, dëshmoi sot në Prokurorinë Publike në lidhje me zhvillet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend.

Dëshminë e tij Nuhiu e ka dhënë në cilësinë e ish ministrit, duke dëshmuar për zhvillimet kryesisht brenda MPB-së dhe pengesat në komunikimet e tij me kreun e Shtabit Operativ aso kohe, ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov.

“Kam dëshmuar mbi faktet dhe mjetet e provës të cilat tashmë edhe në opinion janë të njohura. Pra janë fakte të evidentuara dhe dëshminë tyre e kamë bazuar mbi to dhe për të cilat ka pasur paraprakisht transparencë absolute”, deklaroi për Alsat-M, Agim Nuiu.


Pak ditë pas zhvillimeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend dhe pas dhjetëra pyetjeve të ngritura në lidhje me mosveprimin e policisë në mbrojtjen e deputetëve në Kuvend, Nuhiu ishte prononcuar për Alsat M duket theksuar se me ish drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov nuk ka mundur të komunikojë për orë të tëra edhe pse ky i fundit paraprakisht e kishte njoftuar se në lidhje me sigurinë në Kuvend, Shtabi Operativ ka gjithçka nën kontroll.

Nuhiu kishte ngritur dyshimet se policia ishte e përfshirë në skenarë bashkë me Presidentin Ivanov i cili sipas tij, ka pasur plan të shpallë gjendje jashtëzakonshme. Mes funksionarëve, Nuhiu është i pari i cili rrëfehet para Prokurorisë Publike.

https://www.youtube.com/watch?v=bTK9xdY9cUg

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori