LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri dënon vrasjen e Kuçit dhe ju shpreh ngushëllime familjarëve

Agim Bahtiri dënon vrasjen e Kuçit dhe ju shpreh ngushëllime familjarëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bhatiri dënon ashpër incidnetin që përfundoi me vrasjen e 56 vjeçarit Murat Kuçi, pesëtar i nacionaltetit boshnjak, në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të qytetit, për çka dyshohet në pjesëtar i nacionalitetit serb.

Pa marrë parasysh motivet që kanë çuar në vrasjen e Kuçit, kryetari Bahtiri, thotë se një akt i këtillë kriminal është i palejueshëm dhe i dënueshëm.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt mizor dhe kërkojmë nga organet e hetuesisë që sa  më parë të zbulojnë motivet që kanë çuar në vrasjen e Kuçit dhe që dorasi të del para organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar. Unë me këtë rast në emër të qytetarëve të Mitrovicës dhe në emër timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe kërkoj nga ata që të ruajnë gjakfothtësinë dhe që ndriçimin e plotë të rastit të ua lënë organeve të hetuesisë e drejtësisë”, thotë kryetari Bahtiri.


Ai po ashtu kërkon nga organet e rendit dhe të sigurisë që të ndërmarrin masat e nevojshme preventive në mënyrë që të kenë situatën nën kontroll të plotë dhe që të parandalojnë incidentet e këtilla e të ngjashme që mund t’i kryejnë keqbëërsit dhe personat  me prirje kriminale.

Ndërkaq, nga qytetarët, pa dallim përkatësie etnike, kryetari Bahtiri kërkon që të jenë syçelë dhe që të mos lejojnë desatbilizimin e situatës që kohëve të fundit ishte mjaft e qetë, për të cilën ata vet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë më meritorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori