LAJMI I FUNDIT:

Afganistan, dhjetëra të vdekur nga stuhitë e borës

Afganistan, dhjetëra të vdekur nga stuhitë e borës

Reshjet e rënda të borës dhe ortekët vranë më shumë se 110 njerëz dhe plagosën me dhjetëra të tjerë në Afganistan.

Në incidentin më vdekjeprurës, 53 njerëz vdiqën në një fshat, pasi një ortek mbuloi banesat e tyre në provincën Nuristan.

Raportohet se qindra shtëpi janë shkatërruar, ndërsa shumë viktima humbën jetën nga i ftohti, pasi mbetën të bllokuar brenda makinave të tyre.


Policia tha gjithashtu se numri më i madh i operacioneve të shpëtimit deri tani është bërë në rrugët e zonave të mbulura nga bora, ku me qindra makina kanë mbetur të bllokuara.

Ndërkohë, autoritetet afgane konfirmuan numrin e viktimave dhe shtuan se pritet që bilanci makabër të rritet, pasi ekipet e emergjencës nuk kanë mbërritur ende në disa prej zonave më të prekura malore.

Rrugët e bllokuara dhe reshjet e stuhitë e borës që vazhdojnë, e kanë bërë shumë të vështirë dërgimin e ndihmës tek ata në nevojë, që sipas gjasave do të duhet ta përballojnë vet këtë katastrofë.

Disa aeroporte në Afganistan janë mbyllur për shkak të borës dhe akullit, mes të cilëve edhe aeroporti kryesor ndërkombëtar i Kabulit.

Meteorologët, ndërkohë, paralajmërojnë se e keqja e madhe nuk ka kaluar ende, pasi priten stuhi të tjera bore, që do të shtojnë edhe më shumë rrezikun për ortekë të tjerë. Furisë së natyrës nuk i ka shpëtuar as Pakistani, ku 13 persona u vranë nga dy ortekë të ndryshëm.

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori