LAJMI I FUNDIT:

Afganët dhe talebanët fillojnë bisedimet e paqes, 19 vjet pas sulmeve terroriste në SHBA

Afganët dhe talebanët fillojnë bisedimet e paqes, 19 vjet pas sulmeve terroriste në SHBA

Bisedimet paqësore midis qeverisë Afgane dhe kryengritësve Talibanë filluan në kryeqytetin e Katarit, Doha, duke shënuar fillimin e negociatave që synojnë t’i japin fund luftës dy dekadeshe, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe civilë.

Konflikti 19-vjeçar është gjithashtu veprimi më i gjatë ushtarak i Shteteve të Bashkuara jashtë shtetit, gjegjësisht me këtë luftë janë marrur tre presidentë amerikanë, raporton reuters.

Ceremonia filloi në orën 9 të mëngjesit (06:00 GMT) me një recitim nga Kurani, pasuar nga komentet hapëse nga ministri i jashtëm i Katarit, transmeton Telegrafi.


Lojtarët kryesorë në proces, duke përfshirë kryetarin e këshillit të paqes të Afganistanit, Abdullah Abdullah dhe udhëheqësin e Talibanëve, Mullah Baradar Akhund dhe sekretarin e shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo gjithashtu janë planifikuar të flasin.

Zyrtarët, diplomatët dhe analistët thonë se megjithëse te dy palët u ulën në tryezën e bisedimeve ishte një arritje, kjo nuk do të thotë se rruga drejt paqes do të jetë e lehtë.

Ndryshe, ceremonia e përurimit vjen një ditë pas 19 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara që shkaktuan përfshirjen e saj ushtarake në Afganistan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori