LAJMI I FUNDIT:

Afati mbyllet sot, vetëm dhjetë subjekte politike kanë aplikuar deri tani për certifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit

Afati mbyllet sot, vetëm dhjetë subjekte politike kanë aplikuar deri tani për certifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit

Deri më sot për certifikim kanë aplikuar 10 subjekte politike, derisa afati për subjektet politike për të paraqitur aplikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit përfundon sot në orën 16:00.

Kështu ka bërë të ditur Besnik Buzhala nga Zyra për Regjistrim të Partive në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ai ka thënë se prej datës 1 shtator e deri më sot gjithsej kanë aplikuar për certifikim 10 subjekte politike.


“Afati i aplikimit për certifikim të subjekteve politike ka filluar me 1 shtator të vitit 2024 dhe përfundon sot më datën 11 dhjetor, 2024. Prej datës 1 shtator deri në këto momente gjithsej kanë aplikuar për certifikim 10 subjekte politike”, tha ai.

Ndërsa ka përmendur subjektet që deri më tani janë certifikuar: Jedinstvena Goranska Partija JGP (datë 09.12.2024) me gjithsej 29 kandidatë, Partia e Ashkalinjëve për Integrim PAI (datë 10.12.2024) me 35 kandidatë, Srpska Demokratija (datë 10.12.2024) 13 kandidatë, Iniciativa qytetare Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda (datë 10.12.2024) me 10 kandidatë, Iniciativa qytetare Opre Roma Kosova (datë 10.12.2024) me 12 kandidatë, Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me 12 kandidatë, Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me 25 kandidatë, Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me 9 kandidatë, kandidati i pavarur Fatmir Bytyqi, dhe Kosova Demokratik Türk Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsej 25 kandidatë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori