LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët rusë shkelën dhjetë herë hapësirën ajrore të NATO-s

Aeroplanët rusë shkelën dhjetë herë hapësirën ajrore të NATO-s

Aeroplanët e NATO-s hasën dhjetë herë në një periudhë gjashtë orëshe gjatë “fluturimeve të pazakonta” ruse në disa zona, tha aleanca ushtarake perëndimore të martën.

Ata kapën aeroplanë pranë hapësirës ajrore të aleancës në Atlantikun e Veriut, Detin e Veriut, Balltik dhe Detin e Zi.

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Rusia, e cila kohët e fundit akuzoi NATO-n për ndjekjen e një rruge konfrontimi, transmeton Telegrafi.


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i ka kërkuar Moskës të rifillojë dialogun, raporton bbc.

Thirrja e Jens Stoltenberg javën e kaluar u mbështet nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, në një vizitë në selinë e aleancës në Bruksel, kur ai propozoi një “marrëdhënie me Rusinë që së paku është e parashikueshme dhe e qëndrueshme”.

Sipas NATO-s, ndërsa aeroplanët ushtarakë rusë kurrë nuk hynë në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të tyre, ata nuk transmetuan kode, kështu që përbënin një rrezik të mundshëm për fluturimet civile.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe NATO-s u përkeqësuan në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe rebelët e mbështetur nga Rusia morën zonat e Ukrainës lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori