LAJMI I FUNDIT:

Adrian Gaxha u përgjigjet ashpër maqedonasve

Adrian Gaxha u përgjigjet ashpër maqedonasve

Këngëtarët shqiptarë në Maqedoni janë diskriminuar sërish në evenimentin e fundvitit në Shkup.

Për pritjen edhe festimin e natës së ndërrimit të moteve qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 150 mijë euro por në të nuk janë përfshirë asnjë shqiptar.

Adrian Gaxha ka thënë se ai nuk merret me koncertet në Maqedoni dhe nuk i bën fare për diskriminimin që i është bërë.


“Unë nuk merem shumë me koncerte në Maqedoni. Gati aspak nuk më interesojnë se janë larg koncerteve tona, edhe nga ana e organizimit por edhe nga ana e financave”, ka thënë Gaxha, duke shtuar se nuk i bëhet vonë për tentativat e maqedonasve për diskriminimin e shqiptarëve.

Ndërsa në anën tjeter, Big Mama është shprehur e indinjuar me këtë fakt duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka marr ndonjë ftesë.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e festave të fundvitit në qytetin e Shkupit, nuk kam pasur ftesë dhe gjithmonë ne këngëtarët shqiptarë sa e kam pa jemi diskriminuar. Nuk e dimë arsyen po sigurisht që edhe po të kërkosh arsyen askush nuk të përgjigjet edhe pse e dimë që shqiptarët janë taksapagues në Shkup dhe meritojnë që për fundvit të dëgjojnë edhe muzikë shqipe”, ka deklaruar Big Mama.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret shqiptarë diskriminohen në Maqedoni. Viteve të fundit madje edhe festimet e ndërrimit të moteve janë bërë ndaras në sheshe të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina
Kalo në kategori