LAJMI I FUNDIT:

Adebayor i shtrenjtë për Milanin

Adebayor i shtrenjtë për Milanin

Sipas agjentit Stephane Courbis, Emmanuel Adebayor është shumë i shtrenjtë për Milanin duke mohuar kategorikisht një transferim të tijin në San Siro.

“Adebayor ka edhe pesë vite në kontratë me Cityn dhe ishte blerje e shtrenjtë”.

“Ai ka një pagë që nuk është e parametrave të Milanit, për më shumë ai po luan mirë te City. Treni në futboll kalon vetëm njëherë. Adebayor ishte pranë Milanit dy vite më parë, por jo më”.

“Manchester City pagoi gati 28 milionë euro për të dhe City nuk dëshiron ta ngushtojë Milanin pasi që Rossonerët nuk janë të interesuar për lojtarë që kushtojnë aq shumë. Ata tentojnë të transferojnë lojtarë me parametra zero ose me personalitet të lartë. Prandaj, Adebayor nuk do të kalojë te Milani”, përfundoi Courbis. /Telegrafi/