LAJMI I FUNDIT:

Acidi folik parandalon shurdhimin

Acidi folik parandalon shurdhimin

Një studim i fundit amerikan i drejtuar nga shkencëtarët e Bostonit, ka treguar ndikimin pozitiv të folateve në shqisën e të dëgjuarit.

Studiuesit kanë analizuar më shumë se 51 mijë meshkuj të shëndoshë të cilët i kanë përcjellë rreth 20 vite, dhe kanë vërejtur se rreziku për të humbur dëgjimin ka qenë për 20% më i ulët te personat të cilët kanë konsumuar folate rregullisht në doza të preferuara ditore.

Duket se preparati i cili është i njohur si ‘esencial’ për shtatzënat ka edhe shumë ndikime të tjera pozitive.

Qoftë në formë të ushqimit ose në formë të tabletave të acidit folik, folatet janë treguar një faktor i rëndësishëm që mund të parandalojnë dëmtimin më të shpeshtë të shqisave, shurdhimin./Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori