LAJMI I FUNDIT:

Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma

Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma

Dihet që acidi folik parandalon zhvillimin e defekteve të shumta të lindjes, mirëpo një studim i ri norvegjez tregon edhe anën tjetër të medaljes.

Në fakt, duke analizuar 6.837 pjesëmarrës në studimin e tyre, ekspertët norvegjezë kanë treguar se marrja e acidit folik në një periudhë prej tre vjet e gjysmë, rrit rrezikun e përgjithshëm për karcinomë në 21%

Po ashtu, studimi i botuar në revistën Journal of the American Medical Association, ka vërtetuar se personat të cilët vuajnë nga sëmundja iskemike e zemrës, shtojnë më shumë rrezikun e tyre për të vdekur, nëse e marrin acidin folik si shtesë në ushqim.

Autorët e këtij studimi kanë kërkuar që të realizohen studime të mëtutjeshme për ndikimin e acidit folik në shëndet, duke qenë se ky preparat përdoret në masë të madhe te shtatzënat. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori