LAJMI I FUNDIT:

Acer Allegro për WP7

Acer Allegro për WP7

Acer zyrtarisht paraqiti smartphone-in e vet të parë për Windows Phone 7. Emri i celularit është Allegro, ndërsa do të shitet me versionin 7.5 të SO mobil të Microsoftit.

Dimensionet e pajisjes janë 116 x 59 x 13 mm, peshon 126 gram, ndërsa ka ekranin 3.6-inçësh me rezolucionin prej 800 x 480 piksel. Është përfshirë procesori një gigahercësh i Qualcomm, 8 GB të memories së brendshme, kamera e pasme është prej pesë megapiksel me blicin LED dhe baterinë prej 1,300 mAh.

Celulari do të jetë në dispozicion në ngjyrën e bardhë dhe të kaltër. Shitja në tregun evropian nis kah mesi i muajit të ardhshëm me çmim të përllogaritur prej 300 euro (pa kontratë). /Telegrafi/