LAJMI I FUNDIT:

AC Milan zbarkon në Prizren

AC Milan zbarkon në Prizren

Për herë të katërt radhazi Milani vjen në Kosovë. Pasi ishte në tri qytete të ndryshme, Prishtinë, Mitrovicë dhe në Ferizaj, Milani ka organizuar kamp edhe në qytetin e lashtë në Prizren. Ky kamp do të filloj që nga data 21 korrik dhe do të zgjasë pesë ditë deri më datën 26 të po të njëjtit muaj.

Edhe kësaj radhe iniciator e këtij kampi është Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit në krye me ministrin Memli Krasniqi.

Kampi do të mbahet në stadiumin e qyteti në Prizren, ‘Përparim Thaqi’, dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët nga mosha tetë deri në 15 vjeç.

Njëri nga përgjegjësit për regjistrimin e nxënësve, Agron Beseni ka konfirmuar për Arenën fillimin e kampit.


“Jemi duke i bërë përgatitjet përfundimtare për kampin që dot ë fillojë nga data 21 korrik. Ky kamp do të zgjatë për pesë ditë nga e hëna deri të premten dhe do të jetë i hapur për të gjithë talentet që ka Kosova. Në këtë kamp të organizuar nga skuadra e njohur italiane Milan, mund të marrin pjesë të gjithë ata lojtarë nga mosha tetë deri në 15 vjeç”, tha fillimisht Beseni.

Tutje trajneri i Lirisë i cili është asistent i trajenrave të Milanit në këtë kamp, i ka bërë thirrje që të vinë sa më shumë futbollist të talentuar, dhe t’i bashkohen këtij kampi pasi mund ta kenë mundësinë për tu bërë pjesë e Milanit.

“Ju kisha lutur trajnerëve që t’i përzgjedhin talentet më të mirë dhe t’i sjellin në këtë kamp. Ky kamp është i hapur për të gjithë jo vetëm për tifozët e Milanit”, vazhdoi tutje Beseni.

Ai ka bërë të ditur se nga ky kamp do të caktohen pesë talentet më të mirë të cilët do të shkojnë në Milano, dhe përzgjedhja e tyre bëhet vetëm nga trajnerët e Milanit. “Ne trajnerët kosovarë jemi vetëm ndihmës të trajnerëve të Milanit. Si nga kampet e mëparshme edhe nga ky kamp do të caktohen pesë talent të cilët do të shkojnë në Milano në kampe tjera që organizon skuadra italiane”, tha Beseni.

Kemi talentet më të mirë në botë

Trajneri i Lirisë është i vetëdijshëm se vendi ynë ka talent të mëdhenj në futboll dhe për këtë është bindur pasi ka qenë në Itali në kampet e Milanit. Ai ka deklaruar se gjatë kohës sa qëndroi në Itali, e ka parë se futbollistët kosovarë dallohen nga të gjithë tjerët por që po stagnojnë pas moshës 15-vjeçare.

“Me plot bindje them se Kosova i ka talentet më të mëdhenj në botë. Këtë e them pasi që kam qenë në Milano dhe i kam parë futbollistët tanë të cilët janë bindshëm më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre, mirëpo ata po stagnojnë pasi po i mbushin 15 vjeç. Ndikim në këtë stagnim kanë kushtet të cilat nuk janë të duhurat në Kosovë. Edhe këtë kamp besoj se do t’i dërgojmë pesë talent të tjerë në Milano”, përfundoi Beseni. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori