Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një konferencë për media, ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie brenda një vit, duke thënë se ideja themelore ka qenë që të ndryshojnë imazhin e krejt kësaj ministrie që nga fillimi.
Abrashi ka theksuar se është bërë një punë e mirë dhe qeveria njihet për shumë gjëra, duke përmendur kështu me radhë sektorët në të cilët ka investuar kjo ministri gjatë periudhës vjeçare.
“Qëllimi kryesor në sektorin e punësimit ka qenë funksionalizimi i sistemit të regjistrimit të punëkërkuesve ku janë 115,868 punëkërkues të regjistruar prej tyre 50,666 femra. Një numër i madh i punëkërkuesve nuk janë ne gjendje të hyjnë në tregun e punës andaj duhet investuar shumë në këtë drejtim”, ka thënë Abrashi, raporton Indeksonline.
Ai tha se kemi një numër prej mbi 500 persona më shumë te trajnuar se sa vitin e kaluar. “Ndërtimi i Qendrës së Aftësimit Profesional në Gjakovë, trajnime për ndërmarrësi në Prishtinë, Prizren, Gjilan, aftësim dhe përkrahje në formë grantesh në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graqanicë, Mitrovicë, Leposaviq, Vushtrri dhe Gjilan etj.”, tha ai
Më tej ai tha se ka pasur zbatim progresiv i Marrëveshjes Kolektive, hartim i draft-planit strategjik për KES-in, pjesëmarrje dhe lobim në Konferencën e ILO-së etj.
Abrashi ka theksuar se përkrahja sociale ka qenë një ndër sektorët që e kanë trajtuar më me prioritet. Ai ka theksuar se rritja e pagesës për asistencë sociale për 25% për rreth 26.000 familje ka ngritur pragun mes 40-120 euro sa ishte, në 50-150 euro sa është tash. “Ka filluar për herë të parë licencimi i ofruesve të shërbimeve sociale ku janë licencuar 733 ofrues publik dhe privatë, në shumën prej 100 euro për muaj janë përkrahur 2,750 familje etj, kemi kursyer 3 milionë euro.”, tha ai.
Abrashi tha se është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësim, riaftësim profesional dhe punësimin e personave me aftë të kufizuara.
“Kemi investuar në shumë komuna të Kosovës, kemi bërë ndërtimin e shtëpisë për komunitete në Novobërdë, qendrën për Aftësime Profesionale Gjakovë, Zyrës Komunale të Punësimit në Suharekë si dhe shumë projekte të tjera që janë në përfundim e sipër”, tha ai.
Abrashi ka folur për Ligjin e Trepçës ku ka theksuar se ky ligj ka hy në fuqi kur e kanë marr mandatin.
“Meqë kjo çështje ka qenë në disa media dhe ka të bëj me rreth 50 pensionistë, të cilët nuk kanë përvojë 50 vjeçare, sepse ligji parasheh që pensione të marrin ata që kanë përvojë 50 vjeçare. Ka pasur rreth 1 mijë persona të cilët kanë marrë pensione deri në 5 vite pas vdekjes së familjarëve të tyre e që buxhetit i ka kushtuar mbi 1 milion euro”, ka thënë Abrashi, raporton Indeksonline.
Ai tha se ministria që udhëheq ka buxhetin më të madh, por është i pamjaftueshëm.
Duke folur për çështjen e migrimit Abrashi ka theksuar se familjet e kthyera kanë një fond të posaçëm i cili është ngrit si kërkesë e liberalizimit
“Migrimi i madh e ka zënë këtë departament të papërgatitur. Rreth 60-70% të emigruarve janë kthyer vullnetarisht. Fondi për emigrantët është 3 deri ne 4 milionë euro”, theksoi Abrashi, duke shtuar se prioritet për vitin 2016 mbetet punësimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë – çfarë po ndodh në SHBA?

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe