Nënkryetari i AAK-së dhe njohësi i fushës së ekonomisë, Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë një krahasim të punës së gjigantit ekonomik metalurgjik Trepça sot dhe në vitet e 90-ta.
“Trepça në vitet e 90-ta ka qenë një ndër kombinatet më të zhvilluara në Evropë, dhe ka qenë prodhuesi i dytë i plumbit dhe zinkut. Trepça ka prodhuar 2 milionë tonë xehe, 665 mijë tonë janë prodhuar në Stantërg, pjesa tjetër në Kishnicë, Novobërdë dhe segmente të tjera”.
“Çka është me rëndësi është se në vitin 90, 25 mijë tonë zink dhe plumb janë prodhuar në Stantërg, kanë ekzistuar kapacitetit e elektrolizës së zinkut dhe shkritorja e plumbit”.
“Sot kemi problemin se nuk e kemi elektrolizën në funksionin ashtu si mungon edhe shkritorja e plumbit, dhe xehet shiten si të tilla”.
“Sot funksionon miniera e Stantërgut, ka pas 3200 minatorë, sot i ka 700 minatorë që një kalkulim i thjeshtë tregon që prodhimin e kemi pesë herë më të vogël se më parë”.
Abrashi që ka qenë i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka treguar se bruto prodhimi i Trepçës dikur ka qenë diku rreth 120 milionë dollarë.
Abrashi është shprehur se “Kombinati Trepça ka nevojë të ketë një trajtim të posaçëm”.
“Qeveria e ka trajtuar dhe po vazhdon ta trajtojë si barrë dhe ky ligj ka ardhur si presion i Gjykatës së Veçantë që ka thënë se nëse nuk ka zgjedhje për Trepçën, ajo do të shkojë në likuidim”.
Ai ka thënë se disa parametra në Ligjin për Trepçën nuk janë korrekte, me theks të veçantë përfaqësimi i punëtorëve.
“Është paraparë që Trepça të shndërrohet në shoqëri aksionare, nuk është lëvizje e keqe, por 80% t’i ketë Qeveria e 20 % t’i kenë punëtorët nuk më duket e drejtë”.
“Punëtorët e kanë mbajtur gjallë Trepçën, në vitin 2000 deri 2005- 2006 kanë punuar vullnetarisht, kanë luftuar që të mos fundoset”.
“Me këtë Ligj, mendoj se është momenti kur Qeveria e ka mundësinë të ja shpërblejë punëtorëve mundin”.
“Përqindja është nënçmuese, nuk është korrekte që punëtorët të përfaqësohen me këtë % por mendoj se përfaqësimi i punëtorëve duhet të jetë shumë më i madh”.
Sipas tij, punëtorët që kanë punuar në Trepçë, duhet të kenë qasje të posaçme, dhe duhet të kenë status special, që të kenë trajtim të posaçëm.
Ai gjithashtu është shprehur se Trepçës duhet t’i caktohet titullari pasi sipas tij, deri tash nuk ka pasur pronësi mbi Trepçën.
“Nëse flasim për Ligjin pasi të përcaktohet titullari, mendoj që duhet të gjendet një partner strategjik, duhet të gjendet një kompani kredibile ndërkombëtare”.
Abrashi ka deklaruar se nëse Ligji kalon, AAK do t’i amandementojë vërejtjet.
“AAK do të ketë rolin konstruktiv se mendojmë se është aset që mund të ngrish GDP-në e Kosovës, është me rëndësi që me këtë Ligj nuk ka ide se si do të servisohen kreditorët”.
Nënkryetari i AAK-së ka insistuar se “Trepça duhet të trajtohet si një” dhe e pandarë në pjesën veriore e jugore të Mitrovicës.
“Sa më të qartë dhe më këmbëngulës të jemi në artikulim, atëherë lëmë mundësi më të vogël të çfarëdo negocimi që është intencë e Qeverisë së Serbisë”, tha ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit