Abetarja e përbashkët dhe problemet e veçanta për shqiptarët
Ka kohë që flitet, bisedohet, formohen grupe, jepen deklarata politike në drejtim të hartimit të një Abetareje, e cila do të plotësonte kërkesat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Kjo Abetare është pagëzuar si mbarëkombëtare. Nëse duam që të kemi një Abetare që të plotësonte të gjitha kërkesat e fëmijëve shqiptarë në të gjitha trevat ku jetojnë, kjo me të vërtetë është një punë shumë serioze dhe do të kisha shtuar, e vështirë. Jo e vështirë në kuptimin se nuk mund të realizohet, por e vështirë në kuptimin e bashkëveprimit të subjekteve politike. Tre shtetet ku tani jeton numri më i madh i shqiptarëve kanë politika arsimore të ndryshme, programe arsimore të ndryshme; kanë ligje të ndryshme për miratimin e teksteve shkollore dhe gjithashtu, mendësi të ndryshme për sa u përket teksteve shkollore. Të gjitha këto divergjenca që paraqita, mund të vështirësojnë jashtëzakonisht miratimin e një Abetareje në kuptimin e një teksti të vetëm, i cili do të plotësonte të gjitha kushtet për t’u përdorur nga të gjithë nxënësit shqiptarë kudo ku ata jetojnë. Në të njëjtën kohë botimi i një teksti të vetëm do të na kthente mbrapa në kohë, pra në monizëm, do të na linte pa mundësi zgjedhjesh, duke krijuar kushte për lulëzimin e monopolit të një grupi autorësh dhe të një shtëpie botuese.
Do të ishte fat nëse me të vërtetë do të ndodhte që mësuesve e nxënësve t’ju qëllonte një abetare vërtet e mirë, në të gjitha komponentet e saj. Varianti i Altertekstit që tani ka dhënë rezultate mjaft pozitive në Shqipëri dhe gjithandej përveçse në Kosovë, mendoj se do të ishte më i miri, sepse jep mundësinë e zgjedhjes nga ana e mësuesve. Në këtë situatë do të kishte dy ose tri Abetare të miratuara nga komisione të kualifikuara pranë MASH. Vlera në drejtim të cilësisë dhe të gjithë asaj që e bën një tekst realisht të përsosur në të gjitha drejtimet nuk do të mbetet vetëm në duar të vlerësuesve të dorëshkrimeve, por edhe në dorë të përdoruesve që janë mësuesit dhe nxënësit.
Rreziku i një vlerësimi të gabuar qëndron jo vetëm te formimi i vlerësuesit, por edhe te trysnia nga jashtë; dihet te ne shqiptarët që kur është fjala për konkurrime e tenderime rrallë mund të ndodhë që të fitojë ai që e meriton, pasi ndikimet e politikës dhe të grupeve të interesit janë mjaft të fuqishme. Nëse do të miratohet një Abetare që nuk i përmbush këto standarde, i gjithë ky proces me synime të një politike arsimore mbarëkombëtare do të diskreditohej e do të rrëzohej si një kështjellë me rërë. Por nëse në grupin e vlerësuesve do të kishte personalitete me integritet profesional e moral, atëherë kjo do të thotë se ia kemi arritur qëllimit të përbashkët dhe do të ishte ideale që Abetarja e miratuar nga këta vlerësues, të jetë po aq e mirëpritur dhe nga mësuesit e nxënësit. Dhe çelësi i cilësisë nuk do të ishin tituj dhe doktoraturat e autorëve, të cilët në ditët e sotme i kemi me bollëk, por vepra e shkruar.
Në parim Abetarja mbarëkombëtare nuk ka pse të vlerësohet si libër i shenjtë edhe pse ne shqiptarët kemi nostalgji ndaj saj; por, nga ana tjetër, mendoj se është shumë e rëndësishme të fillohet me një tekst shkollor si Abetarja, me të cilën thyhet akulli për të lundruar drejt një rruge apo qëllimi të përbashkët. Pra, duhet filluar nga A, sidomos tani kur janë krijuar kushtet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Politikat arsimore mes këtyre dy vendeve bëjnë shumë mirë që orientohen në hartimin e programeve të përbashkëta për tekstet shkollore, gjë që duhet të nxitë dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni, të cilët realisht janë në gjumë dhe as që bëjnë përpjekjen më të vogël për përmirësimin e situatës që është në gjendje të mjeruar. Ata sillen me parimin bëje zot ëndërr duke pranuar përdorimin e teksteve të cilat janë vetëm përkthime të shëmtuara, në raste të caktuara fyese me informacione të shtrembëruara historike. Në Maqedoni duhet të ndryshojë patjetër ligji për botimin e teksteve shkollore dhe shqiptarëve t’u mundësohet që t’i hartojnë vetë tekstet me autorë shqiptarë dhe nga shtëpi botuese shqiptare, të cilët me siguri, nuk do të lejonin ato gabime të pafalshme që janë aktualisht në tekste.
Ajo që unë mendoj se është më e realizueshme dhe më afër parimeve evropiane dhe ekonomisë së tregut, është t’u krijohet mundësia mësuesve, që pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe punojnë, të kenë mundësi të zgjedhin tekste të miratuara nga ministritë e arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, pra ata të cilët do të rregullonin cilësinë e teksteve do të ishin vetë mësuesit. Përvoja e Altertekstit në Shqipëri ka treguar se një tekst i mirë bëhet i qëndrueshëm në treg prej përdorimit nga ana e mësuesve dhe e nxënësve. Kuptohet se dhe kjo nuk është e lehtë pasi mësuesit janë gjithnjë nën trysnin e personave të pandërgjegjshëm, qoftë nga ata që e drejtojnë këtë proces si punonjës të ministrisë së arsimit, qoftë nga botues të pandërgjegjshëm; por me një kontroll apo mbikqyrje rigoroze nga MASH ky proces domosdo shkon drejt përmirësimit.
Nëse ne do të harmonizonim problemin e programeve për hartimin e teksteve dhe do të shmangnim pengesat politike të përdorimit të teksteve, pra, të largonim kufijtë administrativë në mes shqiptarëve, jam më se i bindur se mësuesit do të kishin përzgjedhur tekstin më të mirë pa marrë parasysh se kush e ka shkruar dhe kush e boton. Në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe Ulqin e rrethinë në kohën para “demokracisë” lejohej përdorimi i teksteve nga Kosova dhe mësuesit punonin me ato tekste. Sot situata është vështirësuar dhe përveç teksteve të caktuara nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë që në 99% të rasteve janë shkruar nga autorë maqedonas dhe botuar nga shtëpi botuese maqedonase, nuk guxon të përdoret asnjë lloj teksti tjetër. Në Kosovë p. sh. vetëm për 2% boshnjakë tekstet sigurohen nga Bosnja, kurse në Maqedoni për 30% shqiptarë, as edhe një fletë pune nuk mund të përdoret nga Shqipëria apo Kosova. Kjo është shqetësuese, sepse njerëzit që janë përgjegjës për këtë punë pa marrë parasysh cilës partie politike i takojnë, as që merren me këtë problematikë kaq të rëndësishme kombëtare.
Së fundi, jam më se i bindur se politikanët shqiptarë sikur ta prishnin pak komoditetin e vet dhe të luftonin për të krijuar një realitet të vërtetë profesional e kombëtar në lidhje me tekstet shkollore, ata do të gjenin mbështetjen e plotë të mësuesve, prindërve e krejt komunitetit arsimdashës shqiptar.
(Autori është drejtues i shtëpisë botuese “Albas”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fifa-780x439.jpg)
FIFA përjashton tri kombëtare nga Kampionati Botëror 2026
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-171737-780x439.jpg)
Pamjet e fundit nga ‘Camp Nou’ shfaqin shqetësime të mëdha për Barcelonën
![Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vineg1-780x439.jpg)
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
![Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-08-174203-780x439.jpg)
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti