Aeputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se qeverisja e Ramush Haradinajt ka një stil kaotik dhe të shthurur. “Është qeverisja më e dobët dhe më skandaloze që ka pasur Kosova ndonjëherë”.
Abdixhikut thotë se gjatë këtyre muajve të qeverisjes u shpërndanë para nga buxheti, pa asnjë kriter.
“Është njëfarë stil menaxhues i shthurur, i pakujdesshëm i parasë publike. Me të njëjtin stil janë shpërndare dhe 53 milionë euro te kompania ‘Bechtel Enka’ dhe me të njëjtin stil janë shpërndare dhe gjithë rezerva buxhetore e Kosovës në dy muajt e parë. Ne e kemi pasur në raportim ministrin e Financave, ku na është konfirmuar se paratë janë shpërndarë pa ndonjë kriter. Janë shpërndarë pa ndonjë kujdes dhe ato paratë e ndara qysh në buxhetin e vitit 2018, ishin shpenzuar për më pak se dy muaj. Kjo tregon më tepër për një stil kaotik qeverisës, sesa për një menaxhim parimor të buxhetit të Republikës”, tha Abdixhiku për Kosovapress.
Ndërsa thotë se dhënia e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka”, është skandali më i madh që ka ndodhur në vend, që nga shpallja e pavarësisë.
“Ky skandal, më i madhi i Kosovës, me siguri që nga shpallja e pavarësisë e këndej, por në mënyrë arbitrare, pa ndonjë dokument përcjellës, pa ndonjë vlerësim, pa ndonjë analizë dhe pa ndonjë konfirmim jepen 53 milionë euro të parave të buxhetit të Kosovës. Për neve është e papranueshme një qasje e tillë”, tha ai.
Abdixhiku ka folur dhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës, kompani kjo e cila dikur ishte mjaftë profitabile, ndërsa tani është në prag të falimentimit.
Sipas tij, gjendja në Telekom ka ardhur si pasojë e interferencave partiake në këtë kompani, duke vënë në krye të kompanisë njerëz partiak.
“Më parë në PDK dhe tani na vjen një njeri tjetër që aktivisht është i kyçur në AAK. Kalimi prej PDK në AAK nuk bënë zgjidhje në Telekomin e Kosovës… Çfarë Qeveria na ka dhënë? Edhe njëherë partizim të një aseti nacional. Dhe njëherë ky është tregues i qasjes së Qeverisë, ku dëshirojnë të marrin gjithçka që kanë në dispozicion, brenda një kohe të shkurtër. I ka futur duart gjithandej. Po i kapin të gjitha institucionet publike, po e keqpërdorin paranë publike, masivisht në secilin rast që iu ipet dhe duket se s’janë të ngopur dhe s’kanë ide të ndalen në këtë drejtim. Prandaj, për neve është e domosdoshme që ky stil qeverisës të ndërprehet sa më parë që është e mundur”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, qeverisja e tanishme, është më e dobëta dhe më skandalozja, që ndonjëherë ka pasur vendi.
“Apetitet partiake të shumë partnerëve brenda koalicionit qeverisës, e kanë dërmuar Kosovën. Tendenca për t’i dhënë hise secilit partner prej 22 sosh sa i kanë në Qeveri, e ka bërë Kosovën një plaçkë, në të cilën kërkojnë hise, secila parti politike në qeveri dhe si e tillë e ka parandaluar frymëmarrjen natyrale, që do të duhej t’i vinte shtetit në këtë fazë të rëndësishme politike. Pra nuk shoh rezultate aspak të mira në këtë drejtim. Shoh mbijetesë të kalimit prej një skandali, në skandalin tjetër dhe mbi të gjitha shoh mos pendesë. Nuk ka pendesë për veprimin që bën, madje ka arsyetim absurd për secilin skandal që është bërë”, tha ai.
Lidhur me bisedimet në Bruksel dhe kryesuesin e tyre, Presidentin Hashim Thaçi, Abdixhiku thotë se Presidenti Thaçi, nuk është autoritet kushtetues që të mund ta udhëheqë procesin dialogues.
“Ne e shohim iniciativën e Presidentit të paautorizuar për të marrë pjesë në dialog dhe si të tillë e refuzojmë. Ne kemi dalë me një alternativë, e alternativa jonë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje e një qeverie kredibile dhe më pas kjo Qeveri të marrë përsipër procesin dialogues në Bruksel me kompetencë… Ne nuk e përkrahim, nuk e mbështesim në asnjë formë, një individ që merr aventura individuale pak a shumë, pa mbështetjen politike në Kosovë. E në këtë fazë serioze të Kosovës, e rëndësishme është mbështetja politike”, tha ai.
Ai ka folur dhe për ngritjen e pagave për kabinetin qeveritar. Një gjë e tillë sipas tij, nuk është e drejtë, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend dhe se është një shembull i keq i qeverisjes./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A