LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Koordinimi i ngushtë me SHBA-në, si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese serbe

Abdixhiku: Koordinimi i ngushtë me SHBA-në, si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese serbe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiuku, gjatë një takimi me banorë të Prishtinës ka ripërsëritur nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-në.

Abdixhiku tha se kjo është domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi.

Sipas tij, provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja.


“Sonte, ripërsëritëm nevojën për koordinim të ngushtë me ShBA-të, si domosdoshmëri e mosrënies në kurthin e forcave destabilizuese me adresë në Serbi”.

“Provokimet dhe tendencat destabilizuese të Serbisë nuk janë të reja. Ato synim kanë rrënimin e shtyllave kryesore të Republikës sonë – sovranitetin në veri me fokus të veçantë. Përballë provokimeve të tilla, Kosova duhet të tregojë maturi, angazhim për ligjshmëri, unitet të brendshëm politik e koordinim me aleatë. Kështu, si në çdo moment të vështirë, do t’ia dalim përballë secilës sfidë”.

“Çdo ecje ndryshe, do të ketë pasoja të rënda për vendin. Ne do të vazhdojmë takimet me qytetarë. Në çdo qytet e çdo fshat. LDK-në do ta mbajmë në bashkëbisedim me qytetarë. Rruga jonë politike do të shtrohet së bashku me ta”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori