Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës theksoi se Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe një herë vlerësoi, se kjo qeveri e korruptuar në Kosovë po shkel të drejtat e njeriut, përmes aferave të shumta korruptive të pandëshkuara.
Sipas AAK-së, padyshim një cilësim kaq i ashpër nga SHBA-të, i nxjerr krejt të pakuptimta pohimet e zyrtarëve qeveritar, se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë skandal korrupsioni.
“Korrupsioni endemik qeveritar dhe i sektorit privat, dhe mungesa e ndëshkimit të akteve korruptive mbetet një problem i rëndësishëm i të drejtave të njeriut”, ka shkruar qartësisht Raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut, për Kosovën në vitin 2015.
Sikurse ka shkruar DASH, “ligjet mundësojnë ndëshkimin e korrupsionit, por Qeveria nuk ka zbatuar efektivisht ligjin, dhe korrupsioni mbetet një problem serioz. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe, në përgjithësi, dobësitë në sundimin e ligjit, kanë kontribuar në këtë problem”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shprehet se është e përkushtuar që të zhbëjë korrupsionin në Kosovë, duke vendosur mekanizma institucional të specializuar për të luftuar këtë kancer në qeverinë e Kosovës.
“Aleanca, me programin e saj, synon të themelojë Byron Nacionale të Hetimeve, që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; do të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së. BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Duke qenë të ballafaquar me një Qeveri të cilën Departamenti Amerikan i Shtetit e cilëson si të zhytur në “korrupsion endemik qeveritar”, Aleanca e ka të qartë se zëri i qytetarëve do të dëgjohet përmes protestave masive dhe paqësore qytetare.
“Korrupsioni endemik qeveritar është edhe një arsye e rëndësishme për protestën masive të 14 majit 2016, e cila do të mbahet në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja