LAJMI I FUNDIT:

AAK: Kjo Qeveri nuk ka vullnet të punojë për mirëqenien e gjithë popullatës

AAK: Kjo Qeveri nuk ka vullnet të punojë për mirëqenien e gjithë popullatës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thekson se është e shqetësuar me siç thuhet pamundësinë e dëshmuar të Qeverisë që të bëjë reformimin e administratës, që është një ndër kushtet që duhet plotësuar për integrim në Bashkimin Evropian.

Sipas AAK-së, kjo Qeveri është duke punuar në kundërshtim me reformat dhe nuk ka vullnet të punojë për mirëqenien e gjithë popullatës por vetëm për interesa të ngushta klanore.

“Në këtë drejtim duam të tërheqim vëmendjen se janë duke u bërë punësime jashtëligjore duke u praktikuar në formën e punësimeve me kontratë mbi vepër. Këto punësime janë bërë dukuri në të gjitha nivelet, qendrore dhe lokale dhe krahas shkeljes qe përbejnë, po shërbejnë për punësime te militanteve partiakë dhe familjar te personave politikë bile edhe me pozita të larta te këtij koalicioni qeverisës”.


“Shkelje e radhës është duke u bërë edhe me mosimplementimin e kontratës kolektive të punës lidhur me pagesën e shujtave dhe transportit si dhe pagesave jubilare për punëtorë. Sa i përket pensioneve jemi te shqetësuar për çështjen e pagesës se pensioneve për ish pensionistet nga Fondi i Kontributeve Pensionale, i grabitur nga Serbia”.

“Kur dihet se me ligjet në fuqi pensionistët e kanë të drejtë të pamohuar gëzimin paqësor të posedimeve të tyre. Prandaj, propozojmë që në takimet e radhës të jetë prioritet edhe çështja në fjalë, dhe kjo Qeveri të demonstroj mbrojtjen shtetërore dhe ligjore që duhet të ju bëhet qytetarëve të saj. Në kontest të Pensioneve dhe shkeljeve ligjore ne ngrisim edhe një shqetësim për shkeljen e ligjit në fuqi L 04/ 131 për skema pensionale të financuara nga shteti i cili ligj është duke u implementuar në mënyrë selektive dhe nuk zbatohen pagesat e pensioneve invalidore dhe atyre familjare edhe pse ligji ka filluar të zbatohet prej 01.01.2015”.

“Gjithashtu edhe pagesat e pensioneve të veteranëve të luftës nuk po bëhen nga dita e parashtrimit të kërkesës por disa muaj më vone duke ju mohuar edhe mundësin e pagesës retroaktive për muajt e humbur, që është shkelje e të drejtës universale të garantuar me ligj”.

“Dhe se fundi një shqetësim të bazuar për familjet e pastreha në shtetin tonë, që në bazë të dhënave nga Komunat dalin shifra të disa mira familjeve të pastrehë të cilëve Ministria me kompetenca për sigurim të mirëqenies dhe kjo Qeveri nuk arriti tu dal në ndihmë. Për 17 vite edhe ato pak ndërtesa për banim social që u ndërtuan u ndan në mënyra abuzuese duke u marr edhe nga kryetar Komunash, akt qe ka humbur edhe shpresën me të vogël te kjo kategori për mirëqene. Sot e përditë mediat tona janë te mbushura me pamje trishtuese, dhe reportazhe të familjeve të tilla, pamje të cilat tregojnë qartë injorancën shtetërore, dhe në të njëjtën kohë hapin fatin që disa prej këtyre rasteve të përkujdesen nga diaspora dhe njerëz të vullnetit të mirë, në vend të përkujdesjes që duhet Shteti të bëj për ta”, thuhet në komunikatën e AAK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori