LAJMI I FUNDIT:

AAK dhe Nisma rikthehen në Kuvend

AAK dhe Nisma rikthehen në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, kanë marrë vendim që të kthehen në Kuvend, duke i dhënë kështu fund bojkotit.

Këto dy parti opozitare do të jenë tashmë të pranishme në seanca dhe komisione parlamentare, në të cilat kanë munguar tash e sa kohë.

Pal Lekaj nga AAK tha për KosovaPress se kanë vendosur t’i kthehen Kuvendit dhe Komisioneve, për të kundërshtuar demarkacionin me votën e tyre, por dhe të jenë të pranishëm në seanca e komisione, ashtu siç u takon.


“Ju e dini se kur kemi marrë vendim për të bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, arsyeja e vetme ka qenë që të shfaqim mos dakordimin tonë lidhur me insistimin e qeverisë për të kaluar marrëveshjen e demarkacionit. Por në të njëjtën kohë kemi deklaruar se ne do të kthehemi në Kuvend, kurdo që të vjen për ratifikim kjo marrëveshje. Do të kthehemi për ta kundërshtuar me votën tonë kundër dhe duke dhënë argumente për t’i bindur edhe kolegët tjerë deputetë që të veprojmë bashkërisht në ndaljen e atij projektligji. Kjo edhe ka ndodhur ne u kthyem me 1 shtator në seancën e demarkacionit dhe do të vazhdojmë të jemi në Kuvend, ashtu siç na takon”, ka thënë ai.

Edhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, i ka thënë KosovaPress se kthimi i tyre në seancën e një shtatorit, ku në rend dite ishte demarkacioni, nënkupton se grupi parlamentar i Nismës do t’i kthehet punës në Kuvend.

“Nisma për Kosovën vazhdimisht ka deklaruar se në momentin që Qeveria do e sjellë marrëveshjen për demarkacion në Kuvend, ne do te kthehemi dhe kështu kemi vepruar me datë 1. Ne vazhdojmë të kundërshtojmë këtë marrëveshje por edhe atë të Asociacionit. Kthimi jonë me datën 1 shtator në seancë, nënkupton se Grupi parlamentar i yni do t’i kthehet punës në Kuvend”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori