LAJMI I FUNDIT:

AAB gjunjëzon Dritën

AAB gjunjëzon Dritën

Universiteti AAB ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 3-të të Superligës së Kosovës, në konkurrencën e femrave, duke e mposhtur Dritën me rezultat 3:2. Në një ndeshje tejet dramatike, vashat nga kryeqyteti kanë arritur të triumfojnë pas 5 seteve të zhvilluara. 15:11 ishte rezultati i setit të fundit që i dha fitoren prishtinaseve, të cilat përkundër problemeve që e nisën kampionatit rezultatet janë të kënaqshme.

Në takimet tjera Prishtina pa shumë vështirësi e ka mposhtur Flakën me rezultat 3:1. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Skenderaj ndaj Kastriotit, të cilin e mposhti në parketin e vet. Pas javës së tretë me pikë maksimale kryeson AAB, e ndjekur nga Drita me 7 pikë. Skenderaj është i treti me 6 pikë, ndërsa me nga tre pikë janë Kastrioti e Prishtina. E fundit pa pikë është Flaka.

Në konkurrencën e meshkujve gjërat duket të jenë shumë më problematike këtë sezon. Vetëm dy ndeshje të kësaj jave do të zhvillohen, shumë pak për Superligë, çka e ka zbeh maksimalisht këtë kampionat. Mbrëmë është zhvilluar ndeshja Drenica R&Rukolli – Ferizaj, ndërsa sot luhet takimi tjetër ai ndërmjet Besa – Luboteni. /Zëri/Telegrafi/