A po “shuhet” partia?
Partia si një grup i përbashkët interesash e pikëpamjesh të njëjta politike apo ideore, në ditët e sotme a është duke lëvizur nga thelbi apo koncepti i saj bazë, apo në të vërtetë, ato po shuhen nga grupimi dhe identifikimi uniform strikt i këtij fenomeni klanor!?
Në ditët kur individualizmi është më se i shfaqur se kur, në secilën pore të jetës, si në krijimin e opinionit apo ideologjive të ndryshme dhe krijimit të një formati përcaktues, në një botë likuide apo shumë të brishtë, i përcjellë me rrethana të ndryshme ekonomike politike dhe sociale, dhe me një dinamizëm të shpejtë, gjithmonë i sfiduar me shumë rivlera apo norma të reja kulturore që sfidojnë tradicionalen apo të themi edhe të tashmën, Pse Jo, shtrohet pyetja në këto rrethana të lartpërmendura, ku qëndron përcaktimi i grupit apo klanit si strukturë, apo ndryshe i artikuluar si një kompaktësi e përbashkët, uniforme, koherente, normash, vlerash, pikëpamjesh, interesash, perceptimesh, animesh dhe dëshira unanime apo unifikuese që frymojnë ndër të njëjtën simbolik apo “ombrellë identifikimi”?
Grupi interesash, apo ndryshe Partia, e cila në themelet e saj dhe rolin në politikë dhe shoqëri qysh nga teoritë marksiste apo Weberiane në shtjellimin dhe përmbajtësinë e saj dalngadal siç unë po shoh po e humb thelbin dhe strukturën e vet rigjide që kishte në formim e sipër, e deri në kohërat postmoderne apo të sotëm të rikulturimit global.
Tani në një botë më të vogël se kurrë, ku kultura dhe vlerat apo kodet e saj thyejnë çdo gjë përball vetës, duke krijuar rrethana të reja që ndikojnë edhe në ideologji apo krijim të opinionit, identifikimit fragmentalizues subjektiv më shumë se kurdoherë, i cili në vete ngërthen individualizmin dhe pozicionimin ndaj kolektivës dhe uniformitetit të të secilit segment apo veçori që merret parasysh.
Anëtarësia me kohë nëpërmes ndryshimeve, sociale, politike ekonomike në shoqëri, krijon kushte ku secili anëtarë nga perspektiva e vet tenton të jetë sa më origjinal me vetën dhe pikëpamjet e tij dhe të ketë ndikim në proces dhe mbarëvajtjen e tij, e jo si dikur të jetë “numër” apo objekt i një spektri uniform, e tani në rrethana të reja ku përbrenda vet partisë ka tendencë të krijohen shumë zëra të ndryshme nga ajo që dëshirohet të kanalizohet, ajo e cila është e përcjellë me shumë vështrime ndryshe dhe të llojllojshme për një fenomen, atëherë edhe vetë partia ka vështirësi ti ripërcaktoj apo ushtroj, interesat e përbashkëta drejt një qëllimi kompakt, ashtu që synimet dhe përcaktimet do jenë vetëm si copëza apo pjesëza të një mozaiku të larmishëm ideor, pa ndonjë përcaktim apo identifikim të përbashkët grupor apo klanor, por gjithmonë do ketë ripërcaktime të vazhdueshme dhe të pandalshme.
Gjate etapës së fragmentalizmit apo debatit kritik përbrenda partisë, e cila duhet të jetë shumedimenzionale, përmbajtjesore dhe asnjëherë vendimmarrëse, e ardhmja e partisë apo grupit interesi është mjaftë diskutabile. Në këto rrethana të cilat janë më shumë se evidente ekzistojnë disa rrugë:
a) ajo e transformimit ideologjik politik e që nuk është prap mjaftë premtuese, duke ditur burimin dhe ndryshimet në parime nga ajo e cila ka dalë.
b) ajo e shpërbërjes së saj në tërësi, për shkak mospërputhjes dhe moskompaktësisë së shumtë ideore në përmbajtje.
c) fragmenatlizime nga baza, në copëza tjera, të cilat në vehte nuk premtojn fuqi apo përmbajtje politike dhe simpati tek elektorati.
d) ose shkrirjen ndër një subjekt tjetër me qëllim të përfitimit të fuqisë elektorale, por atëherë kemi shpërputhje me konceptet bazë të dikurshme, te cilat vërehen nga secila perspektivë dhe nuk janë fortë premtuese tek shoqëria.
Në lidhje me këto veçori apo karakteristika, ne vetë kemi qenë dëshmitar me spektrin tonë politik dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe do ballafaqohen secila parti në Kosovë edhe në të ardhmen.
Shoqëria në këto kohëra nuk identifikohet nëpërmes grupeve, partive, klaneve, por në bazë të individualizmit vleror apo normativ, e që pritet që këtyre t’ju bashkëngjitet edhe aspekti etik apo moral.
Prezantimi i vetëm duhet të jetë përmbajtjesor, ekonomik, politik me theks të veçantë në çështje sociale nga asociacione, grupe, iniciativa qytetare, apo platforma ekspertesh për kapërcimin e shqetësimeve të qytetarisë dhe problemeve të cilat ata ballafaqohen në përditshmërinë e tyre, do vije fundi liderizmave, bajraktarizmave klanore, fisnore apo grupimeve të përbashkëta interesash me qëllim të marrjes së pushtetit.
Pushteti do ketë shumë vështirë t’ju bëjë ballë shumë grupimeve, asociacioneve të shumta kulturore, politike, ekonomike, sociale, globale që do sfidojnë më shumë dhe më ndjeshëm pushtetin, ku qëllimet dhe synimet e shoqërisë do të jenë të shumta dhe jo unanime.
E me këtë në mënyrë direkte dobësohen rrethanat apo kushtet politike për “idolizma politik” dhe njëmendësi apo dogma partiake, qofshin ato majtiste apo djathtiste, të cilat, edhe ato kanë marrë transformime në përmbajtësi dhe ideologji në këto kohëra.
Konceptet politike po marrin ngjyrime të ndryshme dhe pa një konfigurim të fortë individual i përcjellë me etikë, arsimim, vlera multidisciplinare dhe norma të cilat janë më shumë se kur imponuese dhe “erërat” e forta kulturore të sotme sjellin më shumë se kurdoherë novitete dhe riformësime të vazhdueshme, në prezencë të këtyre tipareve është shumë vështirë të krijohen identifikime apo bazë prezantuese për grupime shoqërore e aspak e mundshme një definim të strukturimit shoqëror të sotshëm.
Në këto rrethana është më shumë se vështirë të formohen formacione apo grupe të cilat këto karakteristika do t’i kenë të përbashkëta dhe ku anëtarët e saj do jenë unanim në krijimin e opinionit apo platformës së përbashkët. Është e pamundur një gjë e tillë! Andaj edhe njëherë potencoi se partia në formën e saj të njohur dhe reprezentative është në “zhdukje” e sipër, mu për shkak të këtyre faktorëve determinues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEgli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti