Një shtet a komb, e përbëjnë tërësia territoriale dhe ana e tij shpirtërore, ajo organikja që e motivon bashkësinë e caktuar të ruaj tërësinë territoriale, vlerat e bashkësisë, etj. Pra, çdo komb a shtet, ka integritetin e tij territorial dhe atë shpirtëror, dy kategori të cilat s’bëjnë pa njëra tjetrën. Andaj, ashtu siç nuk guxohet dhe nuk duhet lejohet të cenohet integriteti i asnjë shteti, po ashtu nuk guxohet të preket imuniteti shpirtëror i asnjë kombi a shteti. Sepse ky imunitet, është forca që i vë në lëvizje gjitha damarët e kombit. Sulmet, përbuzja dhe përbaltja e figurave të shënuara kombëtare, është tendencë e rrezikshme që e vë në rrezik imunitetin e kombit tonë. Andaj, përballë kësaj gjendje të rrezikshme, duhet reflektuar drejtë dhe qartë, pa hamendje dhe ashtu siç parapërcakton nevoja për ta mbrojt kombin dhe figurat e shenjta të tij, nga sulmet e ndryshme.
Kur preket imuniteti shpirtëror i një shteti, atëherë rreziku për ta cenuar tërësinë e tij, integritetin e tij, është shumë i lehtë. Kjo për faktin se vetëm ky imuniteti shpirtëror, i bën kombet dhe shtetet të jenë të bashkuar dhe unik përballë sfidave. Madje, është ky imunitet dhe kjo nevojë psikologjike e kombeve, ajo domosdoja që i motivon qytetarët e saj ta mbrojnë tërësinë territoriale të tij. Çdo komb, që dëshiron të gjallojë dhe të qëndroj stoik përballë të papriturave, e ruan të paprekshme kujtesën historike, historinë dhe heronjtë, e mbi të gjitha, ka masa preventive, që ta ruaj imunitetin shpirtëror kombëtar.
Si kurrë më parë, në kohën kur shqiptarët jetojnë si asnjëherë më parë të lirë, imuniteti kombëtar po ndjehet i kërcënuar. Ai, çdo ditë e më shumë po lëndohet, tani nga brenda, pikësëpari nëpërmjet tendencave të orkestruara dhe tejet të rrezikshme, që synojnë të cenojnë integritetin e figurave kombëtare, të proveniencës së caktuar.
A është lufta e ndytë politike kundër pjesës më vitale dhe më të madhe të figurave të ndritshme kombëtare, përpjekje për me shkatërrua imunitetin kombëtar? Përgjigja pa hamendje është po. A duhet lejuar shqiptarët një gjë të tillë? Pa hamendje, jo. E kjo shtron pyetjen tjetër, a munden shqiptarët ta ruajnë të shëndetshëm imunitetin kombëtar, nëse ata lejojnë që të anatemohen figurat e ndritshme historike, mbi të cilat rrojë kombi ynë, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Ismail Kadare, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, e shume e shumë figura tjera. Përgjigja pa asnjë mëdyshje, prapë është JO e madhe. Kjo për faktin se në këto figura është thandruar historia dhe kujtesa jonë kombëtare. Andaj përpjekja me e tjetërsua atë, është e dështuar.
Ka një kohë të gjatë që shfaqen hapur apetitet çoroditëse të disa grupeve religjioze në trojet shqiptare, që kërkojnë të tjetërsohet historia, pse dikujt ju paska tekur turqit t’i shohin vëllezër, ndërsa shqiptarët ateist, katolik, protestan dhe ortodoks, si të huaj. Ky soj diskursi, kohëve të fundit, i dal në sipërfaqe lakuriq, realisht është rreziku më i madh për imunitetin tonë kombëtar, i cili ka bashkëjetuar dhe ekzistuar, vetëm duke qenë i tillë çfarë e njeh historia. Në emër të një doktrine të verbër ideologjike, që fryn nga erërat e këqija, tek ne, ka filluar të sulmohet heroi ynë kombëtar, Skënderbeu, anatemohet korifeu i kulturës dhe letërsisë shqipe, Pjetër Bogdanin, gjuhet shigjeta helmesh kundër Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit, vjellët vrerë urrejtje kundër Faik Konicës, Mit’hat Frashërit, Fan Nolit, urrehet pamëshirshëm dhe përbuzet Nënë Tereza, ekskomunikohet dhe përjashtohet Ismial Kadare, stigmatizohet Ibrahim Rugova, e kush jo tjetër.
Përballë këtyre hordhive, shteti duhet të veproj, ashtu siç vepron në çdo shoqëri, ngase përbaltja e figurave të ndritshme kombëtare, është kërcënim serioz i integritetit të tij.
Edhe në këto ditë vape e pushimesh, bisedat e bezdisshme për politikën dhe për fatin e kombit, janë të paevitueshme. Kudo dhe nga çdo kush. Kjo domethënë se ne ende nuk kemi tejkaluar fazën e embrionale të aftësisë për ta ruajtur të paprekur dhe të shenjtë identitetin kombëtar. Shqiptarët, historikisht ka ndodhur që të bashkohen në kohë të vështira, ndërsa tani në liri, janë të përçarë. E ndarjet janë të thella. Për më tepër, ato janë historike, politike, fetare dhe çfarë jo tjetra.
E gjithë kjo dëshmon për një gjendje të stërngarkuar, në të cilën duhet vepruar dhe reaguar me shumë maturi, me qëllimin më të mirë, të ruhet substanca kombëtare dhe imuniteti kombëtar i paprekur. Shpjegimet e lehta për këtë që po ndodh janë të pamundshme. Ato të përimta, të orientojnë nëpër histori, ku kërkohen zakonisht shkaktarët e kësaj gjendje. Kjo arsye, çdo njeri racional e shtytë të bëjë analiza të thella dhe krahasimtare, në mënyrë që të arrij në konkludime të caktuara.
Në të kaluarën shqiptare, ka pasur debate të shumta për plagët shqiptare. Madje, në kohën kur u bë Shqipëria, por lypsej bëheshin shqiptarët, u organizuan shqiptarët brenda rrymave dhe lëvizjeve të ndryshme shoqërore, me një qëllim, të hiqej ndryshku, prapambeturia dhe injoranca, plagë këto që kishin lënë pushtuesit dhe të organizohej kaosi i brendshëm kombëtar. Ishin këto vitet e arta, kur u bisedua shumë për nevojën që shqiptarët të kenë një identitet unik, pa nevoja për mbishtresa të ardhura dhunshme. E gjithë kjo çojë te nevoja e çlirimit nga e keqja, e për të cilën temë pata shkruar para disa kohe.
Sot, krizat e identitetit shqiptar shpërfaqën hapur. Madje shohim se nën petkun e një fetarizmi që pretendon të bëhet model politikë e ideologjik, reduktohen tiparet dhe shenjëzimet që identifikuan dhe identifikojnë shqiptarët si komb me identitet të caktuar dhe qartësisht të njohur evropian.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti