Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin.
Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen.
Në folklor besohet edhe që mbron nga vampirët, por me siguri edhe të dashurit tanë i mban të paktën një metër larg, transmeton Koha.net. Por a mund të na mbrojë nga ftohja, gripi, apo madje edhe norovirusi, supa e përgatitur nga 50 grimca hudhre?
Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj.
“Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale”, tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. “Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të”forcojë” sistemin e imunitetit. Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende.”
Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes, transmeton Koha.net. Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin.
Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin. Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën.
Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret. Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania