Qimet gjenden gjithkah nëpër trup apo së paku kështu na duket. Të gjithë e kemi të qartë pse kafshët janë leshatore, por pse kanë qime njerëzit?
Shkencëtarët pohojnë që “gëzofi i njeriut” shërben për mbrojtje nga insektet dhe parazitët.
Mbizotëron mendimi që qimet në trup janë mbetje e panevojshme nga e kaluara, siç është edhe zorra qorre, por një ekip i shkencëtarëve ka zbuluar pse “qimet njerëzore” nuk i ka zhdukur evolucioni.
Ekspertët kanë vërtetuar që qimet vështirësojnë qasjen e parazitëve dhe insekteve si mushkonjat, rriqrat dhe merimangat, në lëkurë dhe në të njëjtën kohë mbaresat nervore në folikula lehtësojnë detektimin e lëvizjes së dëmtuesve.
Hulumtuesit britanik nga Universiteti Sheffield kanë kryer hulumtimin në 29 vullnetarë të guximshëm të cilëve ua kanë rruar qimet në njërën dorë dhe pastaj në të dy duart u kanë lëshuar parazitë të darkojnë. Shkencëtarët kanë vënë re që duart leshatore ua vështirësojnë parazitëve afrimin me lëkurën dhe ato më pas duhet të kërkojnë vend më të përshtatshëm për shujtë, gjë që rrit mundësinë për t’i detektuar. Është vërtetuar që sa më të gjata dhe më të dendura janë qimet, insektet e kanë më të vështirë t’i afrohen lëkurës, ndërsa mbrojtje më të mirë ofrojnë qimet e holla dhe gati të padukshme.
“Hulumtimi ynë ka treguar që sa më shumë leshator është trupi më lehtë është të zbulohen parazitet. Qimet kanë mbaresa nervore që detektojnë lëvizjet e tyre, dhe sa më të gjata dhe më të dendura janë parazitëve u duhet më shumë kohë për të gjetur pjesën e përshtatshme në lëkurën për të cilën do të ngjiten, që në masë të madhe lehtëson detektimin e tyre”, ka thënë profesori Michael Siva-Jothy, udhëheqësi i hulumtimit.
Shkencëtarët kanë thënë se si hulumtimi i tyre mund të shpjegojë pse njerëzit duken ashtu si duken, dhe cilat forca na kanë detyruar të dukemi pikërisht kështu.
“Qimet u ndihmojnë njerëzve për detektim, dhe po të humbnim të gjithë mbulesën mundësia jonë për zbulimin e parazitëve do të zvogëlohej në mënyrë dramatike”, ka përfunduar profesor Siva-Jothy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania