LAJMI I FUNDIT:

A jeni gati për ndeshjen e parë zyrtare të Rugby-t në Kosovë?

A jeni gati për ndeshjen e parë zyrtare të Rugby-t në Kosovë?

Këtë të diel, në stadiumin ‘Ramiz Sadiku’ në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës në Rugby.

Kosovo Roosters do të përballen me klubin e Rugby-t të Cetinjës së Malit të Zi, ndeshje kjo që pritet të jetë mjaft atraktive për shikuesit dhe adhuruesit e këtij sporti.

Kjo ndeshje do të sponsorizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe do të fillojë të dielën nga ora 14:00. /Telegrafi/