Profesori amerikan Samuel Huntington, ekspert i politikave të sigurisë në vitin 1993, duke studiuar konflikte postkomuniste parashikoi se shekulli në të cilin ndodhemi është shekull i përplasjes së pashmangshme të civilizimeve dhe të besimeve fetare.
Zhvillimet e viteve të fundit në arenën ndërkombëtare tregojnë se konfliktet fetare, të cilët kanë prapavijë politike janë shndërruar në kërcënime serioze dhe atë jo vetëm për sigurinë e vendeve, rajoneve, por edhe atë globale.
Këto kërcënime dhe mënyrë e mendësisë ideologjike kanë bërë që në kohën, kur po flasim, po zhvillohen luftëra fetare dhe luftëra për territore.
Filozofi John Locke në vitin 1689, në veprën e tij “ Letër mbi tolerancën”, kërkoi një lloj të ri marrëveshje dhe raporti midis politikës dhe fesë. Ai kërkonte të gjithëve të ju lejohet dhe garantohet e drejta e besimit fetar. Sipas tij, çështjet personale duhet trajtuar si veprimtari të jetës private.
Toleranca fetare u sanksionua në vitin 1786 në kushtetutën e Virxhinias në SHBA.
Gjatë historisë shqiptarët kanë kaluar nëpër luftëra të ndryshme, por asnjëherë nuk kanë pasur luftëra fetare. Një nder faktet qe vlen të përmendet se gjatë etapave historike feja në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur ndikime negative dhe vëllavrasëse është edhe një seancë e mbledhjes së Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920, ku delegati i Indisë, duke miratuar atë të quajtur si vepër të mirë pranimin e Shqipërisë në Organizatën e Lidhjes së Kombeve, nënvizonte: "Kur në botë zhvilloheshin ende luftëra ndërfetare, në Shqipëri myslimanët, katolikët e ortodoksët, jetonin në harmoni dhe ishte fakt i shkëlqyeshëm për një vend me shumicën dërmuese të popullsisë myslimane të kishte këtu përfaqësues një të krishterë dhe një prift."
Në anën tjetër, edhe pse mediat luajnë një rol qenësor në ruajtjen dhe promovimin e tolerancës fetare, kohëve të fundit në Kosovë po ndodh që mediat të bëjnë të kundërtën. Ato janë duk bërë informim të njëanshëm, duke thënë “që banoret e Llapushnikut kërcënojnë se do ta përdorin dhunën kundër kishës, se po kundërshtohet ndërtimi i kishës në Llapushnik, duke ia heq bllokët e telat”. Në të vërtetë aty as që ka kishë dhe as që flitet për ndërtim të kishës.
Informacionet e pasakta krijojnë në mënyrë të qëllimshme ose jo, situata pasigurie, frikë e tension të panevojshëm dhe mund të dërgojnë në reagime të ashpra dhe nxisin konflikte fetare.
Mediat duhet të nxisin një kulturë mirëkuptimi ndërmjet besimeve fetare në shoqëri. Suksesi i gazetarëve varet nga shkalla e angazhimit të tyre për të mirën e shoqërisë. Promovimi i tolerancës fetare duhet të jetë strategji e mediave.
Liria e shprehjes nga shumë gazetarë kuptohet deri në kufijtë e papërgjegjshmërisë, që nëpërmjet publikimeve dhe transmetimeve të ndryshme në media, cenohet toleranca fetare e nxitet fryma e urrejtjes. Rasti i fundit në Llapushnik tregojë pikërisht këtë.
Por, çfarë është toleranca pikërisht?
Nëse në një familje janë katër vëllezër dhe që të katërtit i takojnë besimit islam, por njëri nga ta konvertohet në katolik dhe tre vëllezërit tjerë e respektojnë besimin e ri të vëllait të tyre dhe mes tyre ekziston një harmoni familjare. Kjo është toleranca fetare dhe pikërisht kjo ka ndodh në Llapushnik.
Ajo se çfarë po ndodh në Llapushnik, po ndodh plotësisht me fajin e qeverisë komunale, e cila ka ndarë pronën publike për varrezat katolike në vendin e fushëbetejave dhe monumenteve të UÇK-së, gjë që ka shkaktuar reagime dhe është bërë mollë sherri në mes katolikëve dhe myslimanëve, duke u bërë kështu debat edhe në nivel vendi.
Përndryshe toleranca fetare ekziston atëherë kur kemi varreza të përbashkëta dhe jo të ndara!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës