LAJMI I FUNDIT:

A duhet të na mbetet hatri, apo të qeshim!?

Ndonëse e kaluara dhe katrahurat e kombit shqiptar në tërësi ishin dhe mbetën si një ndër periudhat më të dhimbshme në historinë e saj. Duke u nisur nga luftërat, shpërnguljet dhe dëbimet më dhunë shqiptarët u përballën me një dinjitet e krenari të madhe përballë këtyre katrahurave të egra që vinin nga lloj-lloj pushtuesi.

Meqë hyra pak në thelbin e historisë, dua t’ua rikujtoja disa djemve dhe vashave të djeshëm, që e djeshmja ishte e lavdishmja e sotme, e djeshmja ishte kjo pak liri që po e gëzojmë, e djeshmja ishte ajo që këmben e okupatorit serbo-sllav e hoqi nga një pjesë e Shqipërisë Etnike, d.m.th. e djeshmja është e sotmja që ka filluar ta përbuzin të djeshmen disa djelmosha, e vasha që trumbetonin se Shqipëria është ne zemra tona.


Me keqardhje e them se disa djelmosha dhe vasha të dikurshëm në ballë të luftës paskan bërë luftë për t’u bërë shefa, bosa, miliarder, apo profesor magjistër dhe doktor shkence për një natë.

Thënë të drejtën nuk jam i prirë vetëm të kritikoi, apo ta shohë vetëm të zezën, por më vije keq kur dëgjoi nga ata që kishin frikë ta shqiptonin emrin Shqipëri, apo Kosova Republikë, Bashkim apo Pavarësia e Kosovës, duke thënë dhe injoruar me injorancë gjakun e dëshmorëve, me këto fjalë: “Po edhe ata të ishin gjallë do të vidhnin si shokët e tyre që janë gjallë dhe çirren e për çirren se cili po vjedhë më shumë”.

Vallë! Shokët tanë të rënë për lirin dhe bashkimin e të gjitha trojeve të copëtuar në Shqipërinë Etnike, a e kanë merituar këtë injorancë!?- Me plotë bindje dhe përgjegjësi e them se jo, ndonëse jeta e tyre ka qenë vetë kapitali i Shqipërisë Etnike, ata trima e trimëresha, një pjesë e tyre erdhën nga parajsa në malet e Dardanisë së lashtë të jetonin dhe të luftonin përkrah popullit, ata kishin vetëm një ideal lirin dhe ribashkimin e atdheut, ata nuk i takonin vetëm një krahine, por nga të gjitha trojet e krahinat e Shqipërisë së Natyrshme ju bashkuan kësaj lufte çlirimtare UÇK-ës.

Me plotë përgjegjësi e them se ata që kanë rënë për tonën liri, vet janë liria dhe kurrë nuk kanë menduar që para atdheut ta vejnë ndonjë interes personal dhe mu për këtë është e tepër të thuhet ndonjë të ligë për ta, sepse gjaku i tyre po na ngroh me flladin e lirisë.
Ndërsa ata që janë mashtruar dhe e kanë keqpërdorur emrin e tyre, nuk do koment se mund ta njollosin figurën e asnjërit hero, e as luftën e shenjët të UÇK-ës.

Ndonëse i emocionuar po e shkruaj këtë artikull, por vallë a s’është reale ky shqetësim!? kur shokët e një lufte çlirimtare, kapen pas hajnisë duke akuzuar njëri-tjetrin se ti ..apo ti… ke vjedhë më shumë. A s’është shqetësuese rasti i Mitrovicës, i gjashtëpikshi dhe së fundit protokolli i EULEX-it. A s’është shqetësuese skenat e mjerimit, të papunësisë, të korrupsionit, a nuk na vret ndërgjegjja kur shohim njeriun që e ka pagëzuar me shekuj pasurin e gjyshërve, sot me miliona vështirësi e përbuzje ulet e puthë tokën ku është lind!?

Kroi i Vitakut vërtet është krua i gjakut që rrjedh nga Dardanët e lashtë, e realisht duhet t’ iu thuhet atyre që kanë ardhur ta ndihmojnë Kosovë, o doni ta ndihmoni si duhet ndihmona, se sa për copëtime jemi bërë copë mjaftë, që nga kongresi i Berlinit 1878 e deri te Kongresi i Londrës më 1913-19!

Vërtet Zoti Kermabo dëshiron qetësi, marrëveshje edhe nëse bëhet në dëm të shqiptarëve, ai nuk e qan kokën se nuk i përket popullit shqiptar, ai do emër, shpërblim si presidenti Ahtisari, që na e la sherrin në derë.

Kjo, mua, si gjithë popullit na e shton dilemën se çfarë po bëjnë këta njerëz? – Ndoshta etja për karrierë i ka çmendur,apo marrëzia e tyre e tepërt i ka vë në kurth, do si do mendoni mirë, Liria ka emër. Historia Shqiptare vet e ka pranuar se pa ribashkim nuk mund të mbijetoi një popull, kjo po vije fal gjakut të dëshmorëve, por po vonohej nga ata që i kanë vë bërrylat njëri-tjetrit, nga ata që donë emër dhe jo Shqipërinë e Natyrshme.

Prandaj, ndërgjegjësohuni sa s’është bërë tepër vonë, t’ia shtrim dorën njëri-tjetrit si shqiptar, pavarësisht se fuqitë e mëdha hezitojnë dhe janë kundër bashkimit të shqiptarëve dhe në anën tjetër favorizues të Serbisë fashiste. Kjo nuk duhet të na shtyj të ndalem në gjysmë të rrugës, por të ecim me ritmin e duhur, se faktikisht procesi i ribashkimit është një proces që do të ndodh një ditë.

Nuk duhet të kemi frikë, vullneti i popullit dhe procesi i ribashkimit janë të natyrshme, sa që është e natyrshme historia e kombit shqiptarë. Jo-ja e arsyeshme është trimëruese dhe sfiduese për ballë atyre që të nxisin të pranosh atë që se do populli, atë që e shpërfill vullnetin kombëtar.

Do e mos ju që jeni përgjegjës duhet para se gjithash t’i nënshtroheni vullnetit të popullit, sepse ky popull ju ka dhënë emër dhe ky popull në tërësi pret nga ju zërin e arsyes, zërin e ndërgjegjes, sa do që të jetë e vështirë procesi, ky popull ka ditë dhe di t’ju dal në mbrojtje bijave dhe bijve të veta, t’i thuhet Kermabos Jo pranimin e protokollit, nëse ka nevojë është ministrja e punëve të brendshme e Kosovës që duhet ta bëj këtë.

Është për të ardhur keq kur në TV tona shef dhe dëgjon si shahen dhe lavdërohen ata që kanë marr besimin e popullit, për një natë miliona sharje e sharje, mu në kohën kur nënat dhe motrat tona nga tërë Kosova, pran kontejnerëve nën një tendë të vogël, pa as një përkujdesje, kanë vendos të vdesin në grevë urie pranë kufomave mortore që janë vendosur prej vitit 1999. Burgosen ata që nuk pranojnë turpin, lihen në liri ata që dihen se kanë bërë krime dhe janë kriminel.

Zoti kermabo mos e mundo këtë popull tepër të lodhur me ato lojëra të rrezikshme, sepse sado që të jenë të arsyeshme veprimet tuaja, kjo në popull ka humbur besimin si pasoj e pasardhësve tuaj. Lëre qeverinë e Kosovës të vendos vet, për fatin e popullit. Mos e ngulfatni që në fillim, sepse kjo ka një emër, ka një besim, ka një rrugë, ka një qëllim.