LAJMI I FUNDIT:

A doni ta hiqni nikotinën nga trupi, – ja çfarë duhet të hani

A doni ta hiqni nikotinën nga trupi, – ja çfarë duhet të hani

Çdokush i di pasojat që lë duhani në shëndetin tonë, por është tejet e vështirë që të merret vendimi për ta lënë. Kjo për një arsye të thjeshtë; organizmi krijon një varësi të fortë ndaj nikotinës.

Por, ka një mënyrë alternative, pa efekte anësore, në mënyrë krejt natyrale për ta larguar nga trupi nikotinën që kemi marrë.

Portali i njohur botëror Shtëpia e Ushqimit dhe Shëndetit ka listuar disa nga ushqimet që mund të na ndihmojnë për ta realizuar një gjë të tillë:

Brokoli
I pari në listë është brokoli pasi ai është i pasur me Vitaminën C dhe B5. Të pirit të duhanit redukton vitaminën C nga trupi. Ndërsa duke u ushqyer me brokoli eliminojmë nikotinën nga organizmi ynë.


Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminën C. Konsumimi i rregullt i portokallit do të përmirësojë ndjeshëm metabolizmin dhe çlirojë stresin.

Lëngu i karotës
Nëse ti pi cigare, duhet ta dish se nikotina mbetet në trupin tënd për tri ditë me radhë. Nikotina gjithashtu dëmton edhe lëkurën. Lëngu i karotës është shumë i mirë për lëkurën dhe e pasuron atë me vitaminat A, C, K dhe B, si dhe është provuar se është efecientë në heqjen e nikotinës nga trupi.

Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik.

Kivi
Ky fryt i mrekullueshëm do të të ndihmojë që të eliminosh nikotinën nga trupi jot. Kivi është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave.

Uji
Të pirit të cigares e dehidraton trupin tënd, shkruan Dielli. Sipas shumë kërkimeve, nëse do të pish sasi të mjaftueshme uji, ti mund ta ndalosh të pirit dhe të eliminosh sadopak nikotinën në trupin tënd. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori