LAJMI I FUNDIT:

A do të martohej Liberta me një milioner? Ja çka thotë ajo edhe për nudizmin

A do të martohej Liberta me një milioner? Ja çka thotë ajo edhe për nudizmin

Prozentuesja Liberta Spahiu, ka dhënë një intervistë mjaft interesante për mediat shqiptare.

Prezantuesja seksi ka dhënë një intervistë për Panoramën, ku në pyetje direkt për jetën e saj private, ajo është treguar mjaft diplomatike.

Duket se profesioni i saj në media ndikon që ajo të japë përgjigje diplomatike, ndonëse ka edhe prej atyre përgjigje që janë konkrete, transmeton Telegrafi.

E pyetuer nëse ajo do të martohej me një milioner dhe burrë të pushtetshëm, ajo thotë se nuk do të dëshironte të jetonte nën emër të dikujt tjetër.


Nga ana tjetër ajo nudizmin e cilëson si liri, sensualitet etj.

Lexoni intervistën e plotë:

Përveç pamjes bën dallimin në “Prive” për zërin e plotë. Çfarë komentesh merr për timbrin, të komplimentojnë apo jo?

I fortë, i frikshëm, tundues, burrëror, i thellë dhe i pamëshirshëm.

Një hulumtuese e jetës së VIP-ave si ty, çfarë pyetje i bën vetes para se kërkosh përgjigjet e kërkuara?

Si do të dukeshin personazhet e jetës publike sikur të mos këndonin? A do të kujdeseshin njësoj për veten e tyre në jetën e përditshme? Sa ka ndikuar e kaluara e tyre që të jenë ndryshe në jetën e përditshme dhe krejt ndryshe në atë që bëjnë para publikut, si mund të dashurohen dhe të publikojnë me vështirësi jetën e tyre duke pasur frikë nga e vërteta? Këto janë disa pyetje që dalin para meje sa herë që merrem me “VIP”-at e Kosovës dhe me jetën e tyre private.

Dhe çfarë ke kuptuar nga puna me ta?

Që e kanë kuptuar se të gënjesh është virtyt dhe të spekulosh është një propagandë fitimprurëse.

Ke bërë shumë armiq nga puna në “Prive”, dhe si i rregullon marrëdhëniet me ta?

Televizionet dhe programet show po luajnë rolin e emancipimit, argëtimit, informimit e manipulimit, dhe që me kohë mediat janë shndërruar në fabrika të dominimit dhe drejtimit të kulturave nëpër vende të ndryshme.

Televizionet kanë definuar suksesin e tyre. E kur jam tek armiqtë e emisionit, mund të them këtë: “Po, e bëj një armik dhe pastaj bëj miliona fansa. Ky armik pastaj ftohet dhe bëhet i mirë, i këndshëm dhe i përshtatshëm dhe pastaj shndërrohet ngadalë në fans. Show dhe jeta vazhdon.

Tradhtia më e keqe mes VIP-ave që të ka bërë përshtypje?

S’e kuptoj fjalën tradhti. E kuptoj ikjen e dikujt drejt së panjohurës, që do të thotë se i zbehet diçka që e njeh. Kësisoj, gjëra ka plot te VIP-at, sepse rriten shpejt, pa e njohur botën dhe rrethanat.

Të kemi parë me Turjan Hyskën në Festivalin e RTSH-së si bashkëprezantuese. Cili është moderatori që do të doje të ishe çift me dëshirë në skenë?

Alaudin Hamiti.

Ke një emër për mashkullin më seksi të showbizz-it shqiptar?

Kur e shoh këtë mashkull e marr me vete. (qesh)

Femra më tunduese?

Zana Krasniqi është femra që jep shije.

Rikthehemi te ty, çfarë ruan ende nga sensualiteti yt prej modeleje?

Fotografitë.

Historia më e bukur e dashurisë për momentin?

Në mes Dolce Vitas dhe dashurisë në Kosovë, unë kthehem gjithmonë në Kosovë. Kurrë s’dua të jem pjesë e një aventure. S’e kam bërë asnjëherë. Prandaj, kundrejt zbulimit që më merr mendjen, pra e panjohura (aventura), unë gjithmonë zgjedh rrezatimin e të njohurës, kthimin në dashurinë e Kosovës dhe brenda saj.

Eksperienca më e rrezikshme që ke pasur në jetë?

Kur jam fotografuar në adoleshencë.

Ndarja më e dhimshme?

Ende s’ka ndodhur.

Je femër e ftohtë apo e nxehtë në dashuri?

Nuk flas për vete. Jam femër e sigurt.

Sipas teje, çfarë është madhështia e trupit femëror nudo. Ti si je ndjerë kur ke pozuar pa veshje?

Të jesh nudo do të thotë të jesh e prekshme, sensuale, e lirë, je femër e Zotit.

Bashkëshortin e ardhshëm e synon mes milionerëve dhe të pushtetshmëve, apo jo?

Ka të atillë dhe janë edhe femra që pushtetin dhe paranë e shndërrojnë në guxim të turpshëm. Unë jam person i gabuar për raste të tilla. Jam shumë më arrogante sesa shihet, kur marr ndonjë veprim dhe kur përdor ndonjë frazë pa edukatë. Njerëzit duhen të kenë shije për fjalitë që thonë. Ndryshe nuk i vërej. Prandaj jam e lumtur nën lëkurën time, sepse e urrej dikë që e kap përtacia dhe dëshira e të jetuarit në emër të dikujt. Kam dëshirë që njerëzit të jetojnë mbi punën e jo të jenë hijena të situatave.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

Magazina
Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Magazina
Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Magazina
Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Magazina
Kalo në kategori