LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy nuk do t’i amnistojë të burgosurit këtë vit

Sarkozy nuk do t’i amnistojë të burgosurit këtë vit

Vendimi i presidentit francez, Nicolas Sarkozy, që këtë vit të mos e shfrytëzojë të drejtën e amnistisë së presidentit - do të ketë si pasojë historikisht numrin më rekord të të burgosurve në burgjet e vendit.

Siç njoftojnë agjencitë botërore, Sarkozy ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë amnisti presidenciale me rastin e festës kombëtare Ditës së Republikës, e cila është festuar më 14 korrik. Me rreth 62.000 njerëz prapa grilave më 1 korrik të këtij viti, numri i të burgosurve francezë shumë shpejt do të mund të arrinte rekordin historik të para katër vitesh. Në korrik të vitit 2004, prapa drynit kanë qenë saktësisht 63.652 persona.

Ardhmëria është alarmante, pasi që numri i të dënuarve me burg është në rritje. Sipas burimeve zyrtare të organeve përgjegjëse për ndërtesat e dënimit dhe korrektuese, burgjet franceze sot janë të parashikuara për akomodimin e 50.500 të burgosurve.