LAJMI I FUNDIT:

Bush i kërkon Kongresit të miratojë ligjin e përgjimit

Bush i kërkon Kongresit të miratojë ligjin e përgjimit

Presidenti amerikan George Bush i bëri thirrje Kongresit të miratojë një sërë projekt-ligjesh, përfshirë një ligj të debatueshëm përgjimesh, që do t’i lejonte qeverisë të përgjonte bisedat në kuadër të hetimeve për raste terrorizmi.

Duke folur të enjten në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Kongresi duhet ta miratojë me shpejtësi këtë ligj, përndryshe Shtetet e Bashkuara do të ndesheshin me një boshllëk në fushën e zbulimit.

Projektligji, shtoi ai, duhet t’u japë imunitet kompanive telefonike nga paditë gjyqësore që mund të ngrihen si rezultat i bashkëpunimit të tyre me agjencitë e zbulimit.

Presidenti po ashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjet e duhura për financimin e trupave në Irak.


Ai tha se që nga koha e dërgimit të kontingjentit shtesë në Irak, gjendja e sigurisë atje është përmirësuar. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

U përfshi nga flakët, pastaj u fundos - pamje të aksidentit të anijes me vlerë 63 milionë dollarë të Zelandës së Re

Botë
Kalo në kategori