LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata elektorale në Rusi

Fillon fushata elektorale në Rusi

Në Rusi ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e muajit tjetër, që do të vendosin se kush do të zëvendësojë presidentin Vladimir Putin që po largohet nga posti pas dy mandateve.

Korrespondenti i BBC-së në Moskë thotë se kaq i madh është popullariteti i Putinit, saqë kandidati i tij i preferuar, Dmitri Medvedev, duket se është i sigurt për fitore.

Medvedev është një aleat i vjetër i Putinit dhe drejtor aktual i kompanisë gjigante të gazit, Gazprom.

Rivali i tij më i afërt është Gennady Zyuganov, udhëheqës i Partisë Komuniste.


Por Zyuganov nuk ka arritur të paraqesë një sfidë serioze për kandidatin e Kremlinit që nga mesi i viteve 1990 dhe sondazhet tregojnë se ai nuk do të ketë sukses as këtë radhë.

Nacionalisti veteran, Vladimir Zhirinovsky, është gjithashtu kandidat. Por fjalët e tij të ashpra nuk do të marrin më shumë se 1/10 e votës.

Andrei Bogdanov është kandidati i katërt dhe i fundit. Ai drejton Partinë e vogël Demokratike dhe në sondazhe ai ka marrë deri në 1% të votës.

Kështu që çështja që shtrohet nuk është se kush do të fitojë, por sa nga popullariteti i mësuesit të tij, do të trashëgojë Medvedev. Kjo dhe sa pushtet do të mbajë Putin, nëse siç pritet, thotë korrespondenti i BBC-së, ai do të bëhet kryeministër. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Hungarezët protestojnë kundër

Hungarezët protestojnë kundër "rrjetit propagandistik mediatik" të operuar nga qeveria e Orbanit

Evropa
Kalo në kategori