LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita fillojnë bisedimet në Kenia

Pozita dhe opozita fillojnë bisedimet në Kenia

Në Kenia kanë filluar bisedimet zyrtare mes qeverisë dhe opozitës, në një përpjekje për t'i dhënë fund krizës. Kjo krizë është shkaktuar nga aktet e dhunës që pasuan shpalljen e rezultatit të debatueshëm të zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar.

Bisedimet po ndërmjetësohen nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Në krah të Annanit, që i hapi këto bisedime, ishin ulur presidenti, Mëai Kibaki, dhe udhëheqësi i opozitës, Raila Odinga. Annan iu bëri thirrje atyre që t’i merrnin seriozisht këto bisedime. Ai bëri gjithashtu thirrje për unitet.

"Ka vetëm një Kenia. Ne të gjithë kemi identitete të ndryshme por unë shpresoj që ju, para së gjithash, ta konsideroni veten kenianë. Duhet ta vëmë theksin te ajo që na bashkon dhe jo tek gjërat që na ndajnë. Duhet të nxjerrim në pah faktin që kemi të njëjtën kombësi dhe të respektojmë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e të tjerëve", tha ai.

Që prej fillimit të krizës në Kenia ka pasur disa përpjekje për të ndërmjetësuar mes dy figurave qendrore, presidentit Kibaki dhe udhëheqësit të opozitës Odinga. Përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pasi palët nuk kanë pranuar kushtet e paraqitura nga kundërshtarët e tyre. /bbc/


Në trend Botë

Më shumë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

A mund t'u besojmë sondazheve për zgjedhjet në SHBA?

Amerika
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë
Hungarezët protestojnë kundër

Hungarezët protestojnë kundër "rrjetit propagandistik mediatik" të operuar nga qeveria e Orbanit

Evropa
Kalo në kategori