LAJMI I FUNDIT:

Demokrati Obama, republikani Huckabee fitojnë në Ajova

Demokrati Obama, republikani Huckabee fitojnë në Ajova

Ish-Governatori i Arkansasit, Mike Huckabee, një figurë praktikisht e panjohur deri para pak muajsh, ka fituar në garën presidenciale në procesin e emërimit të kandidatit republikan në Ajova, ndërsa senatori i Ilinoit, Barack Obama, që synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara, ka fituar mes demokratëve.

Huckabee doli në vend të parë duke lënë pas ish-guvernatorin e Masaçusetsit, Mitt Romney, megjithëse fushata e tij nuk kishte edhe aq shumë fonde. Ai u tha përkrahësve të tij në fjalimin e fitores se votimi i Ajovas vërteton se “njerëzit janë më të rëndësishëm sesa kuleta”.

Fituesi i demokratëve, Obama u tha përkrahësve të tij se populli i Ajovas zgjodhi “shpresën përballë frikës, bashkimin përballë përçarjes” dhe përcolli mesazhin e tij për ndryshim.

Senatori Obama synon të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara dhe në Ajova ai përjetoi një ngritje të menjëhershme, ku një numër rekord demokratësh dolën në natën e ftohtë të dimrit për të shprehur qëndrimin e tyre.


Obama la pas ish-senatorin e Karolinës së Veriut, John Edwards dhe senatoren e New Yorkut, Hillary Clinton, e cila për një kohë të gjatë kryesoi në garën demokrate. /VoA/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori