LAJMI I FUNDIT:

Gates: Irani paraqet kërcënim për SHBA

Gates: Irani paraqet kërcënim për SHBA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, tha se Irani paraqet kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe për Lindjen e Mesme, përkundër raportit të fundit të shërbimeve amerikane të zbulimit, që thotë se Teherani e ka ndalur programin e armatimit bërthamor para katër viteve.

Në Konferencë rajonale të sigurisë në Bahrein, Gates tha se Irani vazhdon ta pasurojë uraniumin dhe ende ka kapacitete për rifillimin e programit të armatimit bërthamor.

”Siç kam theksuar në disa raste, SHBA-të janë të përqendruara që sfidës nukleare të Iranit t’i përgjigjen krejtësisht me presion politik dhe ekonomik”, tha Gates.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë se programi bërthamor i Izraelit paraqet kërcënim për rajonin, për të shtuar se Izraeli nuk ka për qëllim sikurse Irani, shkatërrimin e fqinjëve në rajon apo përkrahjen e terrorizmit.


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Trump premton eksplorimin e Marsit ndërsa rikthehet me tubim në vendin ku i shpëtoi atentatit

Amerika
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Kalo në kategori