LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgjia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Gjeorgjia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Tbilisi, një ditë pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë. Vendimin e presidentit e publikoi kryeministri, Zurab Noghaideli, duke thënë se dekreti presidencial do t'i paraqitet parlamentit brenda 48 orësh, siç e parasheh Kushtetuta.

Në një fjalim televiziv, kryeministri tha se, "ka pasur përpjekje për grusht shtet". Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe shufra gome për të shpërndarë protestuesit në kryeqytet.

Saakashvili e akuzoi Rusinë se qëndron prapa protestave, dhe tha se Gjeorgjia u ka kërkuar disa të punësuarve në ambasadën e Rusisë që të largohen nga vendi, për shkak se dyshohen për spiunazh.

Ministria e Jashtme e Rusisë i hodhi poshtë pohimet, duke i cilësuar si "provokim i pandërgjegjshëm", dhe tha se Rusia do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate dëbimit të diplomatëve rusë. /REL/


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori