LAJMI I FUNDIT:

Miliona të prekur nga përmbytjet në Meksikë

Miliona të prekur nga përmbytjet në Meksikë

Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre duke u munduar të shpëtojnë, duke u ngjitur nëpër çati dhe shtylla elektrike, ndërsa autoritetet kanë filluar një operacion shpëtimi. Këto përmbytje u shkaktuan nga shtrëngatat dhe kanë prekur edhe industrinë e naftës të Meksikës.

Rreth tre te katërtat e shtetit jugor të Tabascos tani i ka mbuluar uji dhe njoftimet bëjnë të ditur për mijëra banorë që janë ngjitur në çati e që presin ndihmë për të shpëtuar.

Skuadrat e shpëtimit kanë përdorur varkat për të nxjerrë njerëzit nga ujërat dhe ekziston frika se do të jetë dëmtuar i gjithë prodhimi bujqësor.

Madje edhe vendet ku janë strehuar ata që janë evakuuar tani po i mbulon uji.


Guvernatori i Tabasos, Andres Granier, e ka krahasuar gjendjen me atë të qytetit amerikan të New Orleans pas uraganit Katrina.

Presidenti Felipe Calderon, ka shkuar në zonën e përmbytur dhe ka premtuar më shumë ushtarë dhe ndihmë.

Përmbytjet u shkaktuan nga shtrëngatat që kanë dëmtuar edhe industrinë e naftës në Meksike.

Javën që shkoi 21 vetë gjetën vdekjen kur shtrëngata rrëzoi një platformë duke bërë që me dhjetëra punëtorë të binin në ujë. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori