LAJMI I FUNDIT:

Luftime të ashpra në kufirin turko-irakian

Luftime të ashpra në kufirin turko-irakian

Në kufirin turko-irakian të dielën humbën jetën të paktën 44 njerëz. Sipas burimeve të ushtrisë turke, gjatë disa përleshjeve të përgjakshme kanë vdekur 12 ushtarë dhe mjaft luftëtarë të grupit të rebelëve PKK. Sipas burimeve të PKK-së, disa ushtarë turq janë marrë peng. Pikërisht këtë informacion japin aktualisht edhe agjencitë turke të lajmeve, të cilat flasin për ushtarë të zhdukur.

Luftimet ndodhën në provincën Hakari në juglindje të vendit dhe në kufi me Irakun. Luftëtarët e gueriles të PKK-së kanë muaj tashmë që sulmojnë territorin turk nga Iraku verior. Qysh prej fillimit të këtij viti këtu kanë humbur jetën rreth 100 ushtarë. Ushtria turke e ka rritur prezencën e saj në rajonin kufitar në mënyrë masive – flitet se atje janë stacionuar rreth 60.000 ushtarë.

Luftimet e të dielës janë më të ashprat prej javësh. Ato ndodhën pak ditë pasi parlamenti turk vendosi t´i lejojë kryeministrit, që në rast domosdoshmërie, mund të ndërhyjë në mënyrë ushtarake në shtetin fqinj.

Qeveria turke e mori këtë vendim, pasi SHBA-s, të cilave u ish lutur prej muajsh për mbështetje, nuk e ndihmuan. Të dyja këto vende, ashtu si edhe BE-ja e vlerësojnë PKK-në si organizatë terroriste, por Washingtoni u përpoq ta evitojë rrugën e armatosur, sepse mendon se luftimet në rajonin e kurdëve do të shkatërronin rajonin e vetëm paqësor në Irak, duke prishur kështu përfundimisht imazhin e SHBA-s në këtë vend.


Përveç kësaj, SHBA në luftën e tyre kundër Iranit mbështesin grupin iranian-kurd, PJAK, i cili bashkëpunon me PKK-në. Turqia shfaqi zhgënjimin e saj të thellë mbi këtë sjellje dhe deklaroi se në luftën kundër terrorit, nuk mund të veprohet sipas dëshirës.

Ndërkohë parlamenti irakian i ka bërë thirrje luftëtarëve të PKK-së që të largohen nga vendi. Presidenti i parlamentit Mahmud al Mashahadani deklaroi se në rast nevoje, qeveria e Nuri al Malikut do t´i ndalojë vetë aktivitetet e PKK-së. ndërkohë guerilja e PKK-së kërcënoi se në rast të një invasioni turk, ata do të hedhin në erë puse të naftës në veri të Irakut. Eksporti i naftës, e cila nxirret në rajonet rreth Kirkukut, zhvillohet nëpërmjet portit turk Ceyhan.

Për shkak të marrëdhënieve të vështira aktuale, kryeministri turk Erdoan do të takohet më 5 nëntor me presidentin Bush për të zhvilluar bisedime të përbashkëta. Më parë në Irak do të zhvillohet një konferencë, në të cilën pritet të marrë pjesë ministrja e jashtme amerikane, Condoleezza Rice dhe kolegu i saj irakian, Manucher Motaki.

Sipas gazetave turke të së dielës, në rast se bisedimet mes Erdoganit dhe Bushit nuk do të kenë sukses, atëherë qeveria turke do të dërgojë trupat e saj drejt Irakut, në rast se PKK-ja vazhdon të sulmojë që andej. /Deutsche Welle/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori