LAJMI I FUNDIT:

126 persona vdesin në një shpërthim afër Benazir Bhuttos në Karachi

126 persona vdesin në një shpërthim afër Benazir Bhuttos në Karachi

Një sulmues i dyshuar vetëvrasës, ka sulmuar të enjten në mbrëmje eskortën që shoqëronte ish-kryeministren pakistaneze, Benazir Bhutto, në ditën e saj të kthimit në Pakistan pas tetë vitesh në ekzil. Një zyrtar ka thënë se, 126 persona kanë vdekur dhe shumë tjerë janë plagosur, me gjithë këtë Bhutto kishte arritur të largohej pa u lënduar.

Fotoreporteri i Associated Press, B.K. Bangash i cili ishte në vendin e ngjarjes, ka thënë se ka parë mes 50 e 60 trupa të njerëzve të vdekur apo të lënduar rëndë. Ai ka thënë se, trupat e njerëzve kishin filluar të copëtoheshin kur një shpërthim u ndesh në varganin i cili po e përcillte Bhutton.

"Njerëzit po bënin thirrje për ndihmë, por aty nuk ishte askush që t’u ndihmonte. Vinte erë gjaku dhe tymi", ka thënë Bangash, i cili ishte rreth 45 metra larg nga makina që bartte Bhuton.

Shefi i policisë lokale, Azhar Farooqi, ka thënë për Dawn News se, Bhutto është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes sipas planit për evakuimin e saj. "Ajo është evakuuar shumë sigurt dhe tani është në Bilawal House", ka thënë Farooqi, duke iu referuar rezidencës së Bhuttos në Karachi.


Zyrtarët nga katër spitale të Karachit deri më tani kanë raportuar për 126 të vdekur dhe 248 të plagosur, derisa dyshohet që numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori