LAJMI I FUNDIT:

Iraku paralajmëron Turqinë rreth kurdëve

Iraku paralajmëron Turqinë rreth kurdëve

Iraku ka paralajmëruar për pasoja të rënda për vendin dhe rajonin nëse Turqia ndërmerr sulme përtej kufirit, ndaj separatistëve kurdë në veri të Irakut. Zv.kryeministri i Irakut, Barham Salih, i tha BBC-së se, sulmet përtej kufirit mund të nxisnin vendet fqinje që të ndjekin shembullin e Turqisë.

Parlamenti turk pritet të aprovojë të mërkurën një mocion për të autorizuar ndërhyrjen ushtarake, megjithëse kryeministri, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se, ky lloj aprovimi, nuk do të thotë se sulmi ishte i pashmangshëm.

Kjo reflekton edhe mbështetjen e përhapur në publik për një veprim ushtarak kundër militantëve të PKK-së në veri të Irakut.

Mocioni thotë se Turqia e ka paralajmëruar vazhdimisht Irakun që të marrë masa ndaj Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe tani opsioni ushtarak është në tavolinë.


Vrasjet e fundit të ushtarëve turq gjatë një prite, për të cilat është fajësuar PKK-ja, e kanë vendosur qeverinë nën një presion të madh që të reagojë me forcë.

Kryeministri Erdogan paralajmëroi se Turqia do të veprojë me vendosmëri në luftën e saj kundër terrorit.

Iraku dhe Amerika kanë bërë thirrje për përmbajtje, të shqetësuar se veprimet ushtarake nga Turqia do të sjellin kaos në rajonin e vetëm relativisht të qetë të Irakut.

Ajo që kërkon Ankaraja është aksion konkret kundër PKK-së për ta parandaluar këtë gjë.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka kërkuar që palët të përmbahen. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori