LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Miratohet rezoluta që dënon si gjenocid masakrimin e armenëve

SHBA: Miratohet rezoluta që dënon si gjenocid masakrimin e armenëve

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi një rezolutë që e cilëson si gjenocid masakrimin e armenëve gjatë viteve të perandorisë otomane në shekullin e 20-të. Rezoluta u miratua me 27 vota pro dhe 21 kundër. Tani ajo do t’i kalojë për votim Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti Bush u kishte bërë thirrje ligjvënësve që të mos e miratonin rezolutën, duke thënë se të gjithëve u vjen keq për “vrasjen historike në masë të armenëve”. Ai shtoi se rezoluta do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, aleate me rëndësi në NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, theksoi se Turqia është një rrugë e rëndësishme kalimi për operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak.

Zyra e Presidentit të Turqisë, Abdullah Gul, tha se presidenti i ka dërguar një letër presidentit Bush ku thekson se nëse rezoluta miratohet ajo do të krijonte probleme në marrëdhëniet dypalëshe. Diplomatët turq në Washington kanë bërë një fushatë të gjerë kundër miratimit të projektligjit. /VoA/


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
Kalo në kategori