LAJMI I FUNDIT:

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Birmani

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Birmani

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Gambari, pritet të mbërrijë në Birmani për të bërë një vlerësim të situatës. Kjo vizitë vjen një ditë pas vrasjes së nëntë protestuesve dhe arrestimit mbi 100 të tjerëve.

Hapësira që autoritetet ushtarake të Birmanisë do t’i lejojnë të dërguarit të posaçëm të OKB-së për t’u takuar me protestuesit dhe udhëheqësit e opozitës, si dhe raporti që ai do të paraqesë në Këshillin e Sigurimit, do të ndikojnë mbi debatin ndërkombëtare që po zhvillohet, duke çuar ndoshta në sanksione ndaj Birmanisë.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të tjera të njëanshme ndaj regjimit ushtarak të Birmanisë.

Ndërsa ministri i jashtëm britanik, David Milliband, e shfrytëzoi fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, një forum që mbledh 192 vende të botës, për të insistuar se dhuna që po përdor regjimi në Birmani kundër protestuesve paqësorë duhet të ndalet.


Evropa dhe Amerika, që po bëjnë fushatë për hapa më të ashpër, janë inkurajuar nga dënimi i paparë që disa vende të rajonit i kanë bërë autoriteteve ushtarake në Birmani.

Vendet e organizatës rajonale, ASEAN, dolën me një deklaratë në Kombet e Bashkuara ku thuhej se ato ishin të revoltuara nga dhuna e përdorur kundër demonstruesve paqësorë.

Njoftimet nga Birmania bëjnë të ditur se autoritetet ushtarake kanë vendosur ndalimqarkullim në zonën përreth pesë manastireve kryesore në kryeqytetin e vendit Rangun në një përpjekje për të ndaluar protestat kundër qeverisë.

Protestat filluan muajin e kaluar pas dyfishimit të çmimit të karburantit. /BBC/

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Kalo në kategori