LAJMI I FUNDIT:

Kur Ibrahim Rugova qe i detyruar të kërkon ndaljen e bormandimve të Nato-s (Video)

Kur Ibrahim Rugova qe i detyruar të kërkon ndaljen e bormandimve të Nato-s (Video)

Presidenti Ibrahim Rugova gjatë bombardimeve të NATO’s, saktësisht më 28 prill, ishte paraqitur në një konferencë për media me Presidentin e Serbisë Milan Milutinovic, në Prishtinë, disa javë pasi kishte takuar Presidentin e RFJ’së, Slobodan Milosevic.

Pavarësisht se për këto takime është thënë se nuk kanë ndodhur me vullnetin e Rugovës, ai është dashur të tregohet më burrështetas, sikur që kishte bërë Izetbegovic kur ishte kapur nga Armata Jugosllave në Aeroportin e Sarajevës më 1992. Ndërkohë, i zellshëm me Milutinovicin ishte treguar edhe truproja i Rugovës Adnan Merovci, i cili edhe pse pa asnjë obligim protokollar, përshëndetet ngrohtë me Presidentin e Serbisë.

Ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, kishte vendosur të qëndronte në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO’s, por kjo është shfrytëzuar nga shteti serb, i cili, siç është thënë atë kohë dhe sic mendohet edhe tani, e kanë shfrytëzuar për qëllime të tyre.

Kështu Rugova, më 1 prill të vitit 1999, kur NATO’ja po bombardonte Serbinë kishte shkuar për ta takuar Slobodan Milosevicin, me të cilën ishte detyruar të nënshkruante një “marrëveshje të paqes”, ndërkohë që të njëjtën është detyruar ta bëjë edhe gjatë vizitës së Presidentit të Serbisë Milan Milutinovic 27 ditë më vonë.


Milutinovic kishte bërë apel nga Prishtina për ndaljen e bombardimeve, ndërsa Rugova në serbisht, kishte thënë se “ne do të përpiqemi t’i krijojmë organet në Kosovë, institucionet e Kosovës që do të jenë për të gjitha komunitetet nacionale dhe për të gjithë qytetarët në Kosovë”.

Pavarësisht se mund të jetë nxjerrë me dhunë para kamerave, Rugova mbase mund të jetë treguar më burrështetas gjatë atyre ditëve, duke refuzuar ta luaj vallen e Millosheviqit, sikurse që kishte bërë Presidenti boshnjak Alija Izetbegovic kur kishte kapur nga Armata Jugosllave në vitin 1992.

Izetbegovic ia kishte dalë nëpërmjet një telefoni të lidhej direkt në televizonin e Sarajevës duke thënë se “krejt çka mund të them tani është se unë po mbahem i burgosur” duke ia dorëzuar publikisht kompetencat presidenciale vartësve të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori