LAJMI I FUNDIT:

Pse Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë refuzuan të hyjnë në Lazarat?

Pse Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë refuzuan të hyjnë në Lazarat?

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) refuzuan të hyjnë në Lazarat në orët e para të 24 qershorit. Hetimi i SHKB ka provuar se drejtuesit e FNSH nuk pranuan t’i fusin forcat e tyre në fshat për shkak të rrezikshmërisë.

Ata nuk kishin mjete të blinduara që mund të përballonin një sulm me armë. Një tjetër arsye kanë qenë të dhënat për një revoltë në fshat ndaj policisë dhe për praninë e personave të shumtë të armatosur.

Për këtë arsye, drejtuesit e FNSH kanë argumentuar se ekzistonte rreziku për një shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të armatosur dhe se FNSH nuk ishte forca e përshtatshme për të përballuar një situatë të tillë. Për këtë arsye FNSH është tërhequr dhe është kërkuar ndihma e RENEA.


SHKB po heton sjelljen e efektivëve të RENEA –s që me hyrjen në Lazarat dhe deri në reagimin pas vrasjes së Ibrahim Bashës. Pjesë e hetimit është respektimi i rregullores.

Ish-drejtues të RENEA-s kanë folur për mungesë profesionalizmi. Futja e një makine të pablinduar në një zonë ku kishte të shtëna me armë është konsideruar si shkelje e rëndë e drejtuesve të RENEA-s. Në një mjet të tillë gjendej efektivi Ibrahim Basha./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Lajme
Kalo në kategori