LAJMI I FUNDIT:

Nishani në Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Nishani në Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të ftesës së ardhur nga një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin Amerikan.

“Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast”, është njëra nga ngjarjet tradicionale amerikane, ku në organizim nuk është e përfshirë drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë, por Presidenti amerikan. Në këto takime, ftohet edhe Shqipëria rregullisht në 15 vitet e fundit. /Telegrafi