Del për çdo ditë në rrugët e qytetit të Prishtinës, për të kërkuar lëmoshë nga secili kalimtarë që kalon afër saj, ndërsa sot ajo ka dalë me një letër në të cilën shkruante “I pranoj Vitrat. Allahu ju shpërbleftë”.
Quhet Fatime Meka, dhe është 65 vjeçare. Edhe pse e shtyre në moshë, ajo kujdeset për rritjen e nipërve të saj të cilët kanë mbetur jetimë, para disa viteve.
“Dy djem mi kanë vrarë, e më kanë lënë katër jetimë. Nuset më kanë ikur. Jetoj afër xhamisë së Kacallarve. Jeta më ka shkatërruar, nuk kam ku të mbështetem. Dal në rrugë e kërkoj lëmoshë për t’i rritur nipërit e mi. Shumë vështirë”, thotë Fatimja, e cila gjersa fliste për Telegrafin, ndërkohë edhe kërkonte lëmoshë nga kalimtarët e rastit.
“Allahu ju ndihmoftë, bëni sevap”, ishin fjalët që zonja Fatime iu drejtonte kalimtarëve – e kush sa kishte mundësi i ofronte pak të holla me mundësitë e tyre.
Sipas saj, ajo vuan nga sëmundja e tensionit të zemrës dhe gjithashtu edhe nga sistemi nervor – Fiksimi.
“Marr barna, sepse jam me të meta mendore, jam me fiksime. Gjithashtu vuaj edhe nga tensioni i zemrës. Këto më janë shfaqur prej që dy djemtë e mi kanë vdekur. Edhe burri im më ka lënë nga mërzia e djemve”, fliste gjersa duart e saj të ënjtura fshinin lotët në fytyrën e plakur nga vuajtjet e jetës.
Ndihma sociale që ajo merr për nipërit nuk i mjafton, andaj ajo del çdo ditë paradite e pasdite për të ushqyer e veshur jetimët e saj, edhe sot në “Natën e Kadrit” për të mbledhur “fitrat”.
Sot, kur myslimanët shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë islame, Natën e Kadrit, është koha edhe kur besimtarët tregohen edhe më dorëshlirë, sidomos ndaj të varfërve, jetimëve dhe hendikepëve.
Dhe sikurse Fatimja, në rrugët e Prishtinës, dhe jo vetëm, mund të shohësh skamnorë duke kërkuar lëmoshë, përkatësisht “Fitrat”.
Por në fakt, çfarë janë “Fitrat”?
Sipas zëdhënësit të Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu, “Sadakul Fitri” është një obligim fetar që nënkupton pastrimin e agjërimit nga të metat eventuale të cilat mund të na përcjellin gjatë agjërimit si dhe solidaritetin dhe ndihmën ndaj shtresave-kategorive të caktuara në nevojë.
Sipas tij “Sadakul Fitri” është i përcaktuar në bazë të Kuranit Fisnik.
“Sd. Fitri është e përcaktuar në bazë të Kuranit Fisnik në tetë kategori e që janë të njëjta me ato të Zekatit. Përcaktimi i sasisë është bërë në bazë të hadithit-fjalës së Pejgamberit a.s. në një sa’a (1,7 kilogramë) – enë grurë ose elb ose hurma ose rrush të terur – praktikisht sot në kohërat tona në kundër vlerën e saj”, ka thënë ai.
“Sadakatul Fitri i obligohet myslimanit, i cili posedon pasuri sa një sa’a, e cila është shtesë e nevojave të tij dhe të familjes së tij për një ditë e natë. I obligohet personit për vete dhe për ata të cilët i ka nën përkujdesje”, shtoi tutje Sadriu.
Sa i përket rolit të Bashkësisë Islame në realizimin/mbledhjen e Fitrave, Sadriu thotë se si institucion fetar, përgjegjës për jetën fetare Islame në Kosovë, BIK, së pari të përcakton kundër vlerën e sadakatul fitrit në të holla, dhe destinimin e saj.
“Këtë vit, Bashkësia Islame e Kosovës ka paraparë që sadakatul fitri të jepet në vlerë prej 2, 3, 5, si dhe 10 euro – varësisht nga standardi familjar”, ka thënë Sadriu për Telegrafin.
Pagesa, sipas tij, mund të bëhet tek institucionet e BIK-ut, mjete të cilat do të përdorën për nevojat e mbarëvajtjes së jetës fetare. /Elfije Boletini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë