Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit arrestoi tre të dyshuar si pjesëtarë të ISIS në afërsi të liqenit të Badovcit. Por, a po planifikonin këta të dyshuar të kryenin sulm te ky liqen, me qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha, që do të reflektonin në jetën e qindra mijëra qytetarëve?
Në një dokument të siguruar nga lajmi.net, organet e rendit në Kosovë, ngrenë alarmin se policia duhet të fillojë me rritjen e masave të sigurisë, pasi sipas informacioneve të tyre, në vend po planifikohen sulme terroriste.
Aty kërkohet që masat e sigurisë të rriten me theks të veçantë në afërsi të liqeneve artificiale dhe fabrikave të ujit, pasi kishin informacione, se ato mund të ishin cak i terroristëve.
Policia e Kosovës bazuar në rrezikun e lartë që mund t’i kanoset nga përgatitjet për sulm terrorist nga pjesëtarë të ISIS-it, ka kërkuar nga zinxhiri komandues shtim të lartë të vigjilencës në Prishtinë.
“Të rritet vigjilenca e policisë në pika të kontrollit në hyrje dalje të qyteteve. Të ngriten masat e sigurisë përgjatë liqeneve artificiale si dhe fabrikave të përpunimit të ujit që furnizojnë ujësjellësin nëpër qytete nga liqenet artificiale. Të kontaktohen personat përgjegjës të institucioneve që menaxhojnë me ujësjellësit në Kosovë në mënyrë që personat përgjegjës për siguri të jenë më të vëmendshëm ndaj lëvizjeve të personave afër liqeneve dhe fabrikave të përpunimit të ujit”, thuhet ndër të tjera në këtë rekomandim, që struktura komanduese e Policisë së Kosovës, u rekomandon vijave tjera të policisë.
Krejt këto masa të ndërmarra nga policia e Kosovës vijnë pas zbulimit se një shtetas i Maqedonisë i kombësisë shqiptare që aktualisht gjendet në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, në bashkëpunim me persona të tij të besueshëm, po përgatiste sulme në Kosovë e Maqedoni.
Policia në këtë dokument të sigurua nga lajmi.net, thotë se bëhet fjalë për personin B.F. nga Maqedonia, i njohur me nofkën (Ebu Usama) me të cilën identifikohen në konfliktet e Lindjes së Mesme.
Në bisedën e B.F. me persona ende të pa identifikuar, potencohet qëllimi i tij që të organizojnë sulme në Shkup e Prishtinë, përmes së cilave do të shkaktoheshin dëme të mëdha materiale dhe pasoja në njerëz, pa dallim religjioni.
Caqet e sulmeve, sipas Fidanit, do të ishin infrastruktura e ujësjellësit dhe liqenet artificiale.
I pyetur lidhur me këtë dokument, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka hezituar të jep detaje, por ka thënë se mobilizimi i pjesëtarëve të PK-së ka ndodhur ditë më parë, duke mos treguar hollësi të mëtutjeshme.
“Ne si Polici e Kosovës e kemi bërë të ditur përmes njoftimeve se kemi rritur nivelin e gatishmërisë për të ofruar një siguri më të lartë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kelani.
Ai nuk ka komentuar nëse rasti i arrestimit të sotëm i tre personave afër liqenit të Badovcit, afër Prishtinës, ka të bëjë me kërcënimin i cili është identifikuar në këtë dokument të PK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
LVV dhe sfida për zgjedhjen e kryeparlamentarit, sa vota kishte marrë Konjufca në vitin 2021?

AAK tha se do ta mbështesnin për kryeparlamentare, reagon Bogujevci: Sot jam e preferuara, dje më quanin të padenjë

Kuvendi njofton zyrtarisht për vazhdimin e seancës konstituive

Nuk u siguruan dëshmitarët e mbrojtur nga EULEX-i, dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Kërkohet paraburgim për gjashtë personat e dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Ferizaj

Deliu-Kodra: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë