Armët e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe nisen sot drejt Vjenës. Dje ishte dita e fundit e ekspozimit të armëve në atdhe, ndërkohë që pritet që të largohen pasi një specialist i Muzeut Historik i Artit në Vjenë të merret me paketimin për mos dëmtimin e armëve.
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Luan Malltezi, duke falënderuar institucionet shtetërore përkatëse për mbështetjen, bëri me dije se gjatë dy muajve të ekspozimit të armëve në vend, në Muzeun Historik Kombëtar është shënuar një rekord vizitorësh, si asnjëherë më parë gjatë 32 viteve të këtij institucioni. Fluksi i vizitorëve nuk ka munguar as në ditën e fundit të ekspozimit të shpatave dhe përkrenares së Skënderbeut, ndërkohë që në total numri i vizitorëve është rreth 1 milionë e 700 mijë.
“Në këtë frymë të bashkëpunimit për vizitat falënderojmë Ministrinë e Arsimit. Dëshiroj të vë në dukje se ekspozita është vizituar nga 1 milionë 700 mijë vizitorë. Numri më i madh ka qenë në datat 22 nëntor deri në dhjetor. Sot mbushen 45 ditë nga ardhja e armëve dhe sot është dita kur armët paketohen dhe dërgohen në Vjenë. Falënderoj institucionet austriake për besimin. I akordojmë “Dëshminë e mirënjohjes”, Drejtorisë së Policisë dhe gardës së Shteti”, tha Malltezi.
Armët u rikthyen në atdhe pas 500 vjetësh. Ekspozita e armëve u çel me një ceremoni të veçantë me 10 roje nderi në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, dy prej të cilëve të veshur me veshje të Gardës historike të Skënderbeut, ndërkohë që njerëz të shumtë prisnin jashtë Muzeut për të parë armët e Skënderbeut, raporton Bw.
Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qenë gjithmonë negative.
Armët e Skënderbeut, një pikturë në vaj që paraqet Heroin tonë Kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, erdhën në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u cilësuan si një nga ndërmarrjet më të rëndësishmet në kuadër këtij jubileu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit